• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI ME SHIGJETA NË NORVEGJI/ Zbulohet emri dhe fytyra e njeriut të arrestuar për vrasjen e 5 personave
Home
Nderkombetare

SULMI ME SHIGJETA NË NORVEGJI/ Zbulohet emri dhe fytyra e njeriut të arrestuar për vrasjen e 5 personave

14 October, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kjo është fytyra e sulmuesit të dyshuar, i akuzuar për vrasjen e pesë personave në sulmin me hark dhe shigjeta në Norvegji. Sipas mediave të huaja, Espen Andersen Bråthen është 37-vjeçari danez i arrestuar për sulmin, ka konfirmuar policia.

Avokati i policisë Ann Irén Svane Mathiassen konfirmon për NRK se 37-vjeçari do të vlerësohet nga ekspertë të psikiatrisë mjeko-ligjore.

Mkfj5ap33p7g8ylmd Ndpwopqozyfu3damlsa9ssphwq

Ndërkohë policia në Norvegji kishte thënë se tani po e trajton sulmin e dhunshëm me pesë të vdekur dhe dy të plagosur në qytetin e vogël të Kongsberg si terrorizëm.

Sidoqoftë, hetimet për sfondin më të detajuar ishin ende në vazhdim, është thënë më tej.

Shërbimi i sigurisë tani po heton nëse ajo që ndodhi mund të frymëzojë të tjerët për të kryer akte të rënda dhune. Sidoqoftë, nuk ka indikacione konkrete për këtë.

 

Por kush është Espen Andersen Bråthen?
Sipas mediumit publik të Norvegjisë, përcjell Telegrafi, Bråthen u dënua vitin e kaluar me një urdhër ndalimi gjashtë mujor pas një sulmi kundër dy anëtarëve të ngushtë të familjes, pasi ai kërcënoi se do të vriste njërin prej tyre.

Sipas vendimit, policia besonte se kishte rrezik që ai të kryente një vepër penale kundër njerëzve që i ishte ndaluar të vizitonte.

Sipas vendimit, 37-vjeçari la një revole Colt në divanin e anëtarëve të familjes, të cilën ata thuhet se e kishin përjetuar si kërcënuese.

Bråthen u dënua gjithashtu për vjedhje dhe blerje të sasive të vogla të hashashit në vitin 2012. Në aktgjykim thuhet se ai ishte dënuar për vepra të ngjashme më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFEN BETEJËN ME KANCERIN E GJIRIT/ Nëna 31-vjeçare: Po luftoj për 2 fëmijët e mi. Gratë dhe vajzat të bëjnë kontrolle
Previous article "TË PRISHTINËS JANË MË TË MIRA"/ Elita Rudi tregon sa pagoi për një hamburger te “Nusret”

Delo.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT