“Narkoqeveria mesazh mafioz me bresheri kallashi gazetares investigative Klodiana Lala!”
Ishte ky kryetitulli i statusit të Berishës, i cili erdhi fill pas sulmit me breshëri automatiku ndaj banesës së prindërve të Klodiana Lalës.
Berisha ashtu si dhe linja e të zgjedhurit të tij, numrit “nji” të opozitës, Lulzim Basha ishin në të njëjtin vijëzim politik dhe kontekstual.
Mirëpo ky mesazh u rrëzua menjëherë nga gazetarja Klodiana Lala e cila falenderoi hapur të gjitha strukturat e shtetit të cilat u vunë në levizje për të zbardhur ngjarjen, ashtu si nuk ka ndodhur kur shtetin e drejtonte Berisha, e jetët e qytetarëve supozohej se duhej ti mbronte ministri i brendshëm asokohe, Lulzim Basha.
“Ky akt është porositur dhe oranizuar nga familjet e medha mafioze”-vijon më tej Berisha në statusin e tij, duke u shprehur me siguri të plotë e me informacione që vetëm ai i disponon.
Fill pas statusit të Berishës, kanë vërshuar një lum akuzash nga qyetarët në drejtim ish-kryeminitrit të vendit Sali Berisha.
Ata e akuzojnë Berishën se dhuna, rrahja dhe gjakosja e gazetarëve apo edhe e qytetarëve ështe filozofi e tij.
Ata marrin në rend kronologjik ngjarjet e viteve 96′-97′.
Në 28 maj 1996, regjimi i Berishës zhvilloi zgjedhjet më të përgjakura në histori.
“Nuk më hiqet nga mendja dhunimi që iu bë gazetarit Bardhok Lala, mikut të Preç Zogajt.-e kujton kështu majin e 1996 fotoreporteri Agim Rama, i cili vijon:
“Më dërgoi prof. Serveti: “Shko me Preçin”,- me tha. Ika me Preçin dhe dy të tjerë që nuk më kujtohen diku larg. U futëm brenda në pallat dhe trokitëm në një shtepi ku ndodhej viktima. Shkrepa aparatin fotografik pa e ditur se kush ishte.
Për hir të së vërtetës nuk e njoha Bardhok Lalën dhe pse e kisha shok dhe pak orë më parë kisha qenë me të. (Tashmë ai nuk jeton)”
Agim Rama, fotoreporter
Pastaj qytetarët me gjuhë të ashpër i kujtojnë Berishës edhe trazirat e vitit 1997, aferat me muniocionet, nga ku mbetën të vrarë 26 vetë në Gërdec në vitin 2008, e duke vijuar më pas me 4 viktimat e 21 Janarit.







