Presidenti i Vezenuelës, Nicolas Maduro, ditën e djeshme u gjend përballë një suli me bombë-dron. Në pamjet e publokuara sot dallohet momenti kur sapo shihet objekti fluturues drejt presidentit, truprojat mbulojnë në një veshje atiplumb maduron ndërsa usharët që ishin nq paradë dalin nga rreshti dhe vrapojnë për të gjetur strehë.
Sot kanë dalë pamjet e shpërthimit në ajër (VIDEO 1) të dronit.
Zyrtarët e Venuzuelës pretendojnë se disidentët përdorën dy droan të modelit M600 , secila p mbante 2lb eksplozivëC4. Një nga dronëtshihet të shpërthejë mbi presidentin, ndërsa tjetri do të shpërthente tpara syve të tij para tij, tha ministri i brendshëm Nestor Revero.
Venezuela ka vite që vazhdon të jetë e zhytur në trazira. Dikur një prej vendeve më të pasura të Amerikës Latine, vite të tëra keq-qeverisje dhe politika të dështura sociale, e kanë shkatërruan qëndrueshmërinë e atij vendi, duke shkaktuar përplasje sociale dhe inflacion të pashembullt.
Maduro u zgjodh president në muajin maj për një mandat të ri presidencial 6 vjetori i cilësuar gjerësisht nga opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtar si i paligjshëm dhe të kapluar nga parregullsitë.





