• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMI KIBERNETIK NË RINAS/ Përfundon mbledhja e Komitetit të Sigurisë, Et’Hemaj: TIMS e fikëm për t’u mbrojtur, ky është akt sabotimi
Home
Aktualitet
Kronikë

SULMI KIBERNETIK NË RINAS/ Përfundon mbledhja e Komitetit të Sigurisë, Et’Hemaj: TIMS e fikëm për t’u mbrojtur, ky është akt sabotimi

10 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit të Sigurisë, Drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Et’Hemaj në një deklaratë për mediat tha se fikja e sistemit TIMS ishte bërë për t’u mbrojtur pas sulmit nga hakerat iranianë në aeroportin e Rinasit.

Ai tha se deri më tani, pavarësisht vështirësisë më të lartë për përballimin e fluksit të pasagjerëve, asnjë prej tyre nuk kishte humbur udhëtimin. Ndërsa shtoi se sistemi do vijonte të ishte i fikur deri në përballimin e plotë të sulmit.

Sipas tij aktualisht janë vetëm dy sportele, një në dalje dhe një në hyrje që po punojnë me sistemin TIMS, për të testuar nëse hakerat do të vijojnë sulmin.

Maksim Et’hemaj ka theksuar se aktualisht shumica e operimeve për pasagjerët po kryhet manualisht.

“Një sulm i tillë është sabotim. Kur ti bën një veprim të qëllimshëm është sabotim. Është jashtë Shqipërisë, dhe jemi në këto kushte. Pasagjerët u njoftuan në avancë që të vijnë më shpejt. Jemi në koordinim me qendrën e fluksit në Europë. Të hënën dhe në vazhdim do punojmë deri sa të kthehemi në normalitet. 2400 pasagjerë është fluksi në kushte normale por në këto kushte është 7 herë më pak. Pra 300 pasagjerë. Bëhet gjithçka manualisht.”

“Me siguri them se sistemi i trafikut ajror nuk është prekur nga ky sulm. Ndërkohë mënyra sesi kjo ngjarje shkakton probleme në aeroport është e thjeshtë. Bllokimi i sistemit TIMS krijon vonime të fluturimeve. Por ju them me shumë kënaqësi që asnjë pasagjer nuk ka humbur udhëtimin. Aeroporti ka tre valë udhëtimesh. Valën e parë e menaxhuam me sukses duke komunikuar me kompanitë ajrore.

Unë i ftoj pasagjerët që të vazhdojnë të vijnë dy orë para fluturimit të tyre për shkak të kësaj situate. Ky është nëj akt sabotimi. Nuk është detyra jonë të themi se kur kjo mund të rregullohet, por të bëjmë të mundur që pasagjerët të mos humbin avionin e tyre. Komiteti do vazhdojë aktivitetin deri në rikthimin në normalitet. Kjo do jetë në thelb gjithmonë një luftë mes të mriës dhe të keqes. Sistemi TIMS u fik për t’u mbrojtur”– u shpreh Et’Hemaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSTAMENTI/ Si do ndahen 560 milionë euro që Elizabeth II la trashëgimi! Harry ‘me dhimbje koke’, Kate Middleton fatlume
Previous article RIKTHEN TË GJITHA POSTIMET/ Loredana bën sërish lëmsh rrjetin, ngre dyshime për një ribashkim me Mozzik

s.autor

Postime të ngjashme

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Arrestohen 5 persona, kapen me pistoleta dhe municion Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Arrestohen 5 persona, kapen me pistoleta dhe municion

TRAGJEDI NË KUFIRIN SHQIPËRI-GREQI/ Humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili Aktualitet

TRAGJEDI NË KUFIRIN SHQIPËRI-GREQI/ Humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili

DOGJI 400 RRËNJË ULLINJ/ Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit 54-vjeçari në Mallakastër Aktualitet

DOGJI 400 RRËNJË ULLINJ/ Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit 54-vjeçari në Mallakastër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT