• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI AJROR VRAU PUNONJËSIT HUMANITARË/ Blinken thirrje Izraelit të hetojë rastin
Home
Botë

SULMI AJROR VRAU PUNONJËSIT HUMANITARË/ Blinken thirrje Izraelit të hetojë rastin

2 April, 2024 s.autor Botë

Nga Parisi, ku po qëndron për një vizitë zyrtare, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i bëri thirrje Izraelit të kryejë “një hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm për të kuptuar se çfarë ndodhi saktësisht ” në sulmin që vrau punonjësit e ndihmave. Zoti Blinken tha se punonjësit e ndihmave duhet të mbrohen.

Duke folur për agresion e Moskës ndaj Kievit, Sekretari Blinken theksoi se Ukraina gjendet në një “moment kritik” në përballjen me Rusinë dhe ka nevojë për mbështetje urgjente nga Perëndimi. Duke shprehur zemërimin mbi bllokimin nga Kongresi të paketës së ndihmave prej miliarda dollarësh për Ukrainën, zoti Blinken tha se “është jetike që ukrainasit të furnizohen me të gjithçka që u nevojitet për t’u mbrojtur, sidomos kur është fjala për municione dhe mbrojtjen ajrore”.

Presidenti francez Emmanuel Macron në javët e fundit ka mbajtur një qëndrim për veprime më të forta ndaj Rusisë, mes frikës se Ukraina po humbet terren në luftë, sidomos pas pakësimit të ndihmës amerikane.

Ngjarjet në Lindjen e Mesme pritet të jenë gjithashtu në qendër të vizitës së Sekretarit Blinken.

Vizita e Sekretarit Blinken në Paris është pjesë e një vizite më të gjërë në Evropë, që krahas bisedimeve për përkrahjen Ukrainës në luftën kundër pushtimit rus, parandalimit të zgjerimit të luftës së Gazës në Lindje të Mesme dhe stabilizimit të krizës në Haiti, përfshin pjesëmarrjen e zotit Blinken në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, që përkon me shënimin e 75 vjetorit të Aleancës Ushtarake.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, më 5 prill, Sekretari Blinken po ashtu pritet të marrë pjesë në një takim trepalësh me Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Kryeministrin armen Nikol Pashinyan për përkrahur zhvillimin ekonomik të Armenisë krahas përpjekjeve të këtij vendi për të zgjeruar marrëveshjet tregtare./ VOA

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOTA KUNDËR PRISHTINËS NË KiE/ Abazoviç: S’do kishte ndodhur nëse do isha ende kryeministër
Previous article KOKAINË E FSHEHUR NË KAVANOZ ME ORIZ/ Arrestohen 3 shqiptarët në Itali: Si u kapën pas kontrollit të “Audi”-t

s.autor

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT