• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sulmet terroriste alarmojnë Athinën, arrestohen 8 burra dhe një grua nga Turqia
Home
Europë

Sulmet terroriste alarmojnë Athinën, arrestohen 8 burra dhe një grua nga Turqia

28 November, 2017 F.autor Europë

Nëntë shtetas turq, të dyshuar se i përkisnin organizatave ekstremiste apo kurde, sipas informacioneve të para të policisë, u arrestuan sot gjatë një operacioni antiterrorist në tre apartamente, pranë qendrës së Athinës.

“Tetë burra dhe një grua, shtetas turq, u ndaluan sot nga shërbimet antiterroriste”, theksoi policia në një komunikatë duke nënvizuar se po zhvillohet një hetim.

“Kontrollet u kryen sot në mëngjes në një apartament në Pangrati dhe në dy apartamente të tjera në Neos Kosmos, lagje rreth tre kilometra nga qendra e kryeqytetit grek”, sipas një burimi policor.

Ky kontroll ndodhi 10 ditë para vizitës zyrtare në Athinë të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, parashikuar më 7-8 dhjetor.

Që prej dekadash, anëtarë të shumtë të organizatave kurde janë strehuar në Greqi, e cila ka marrëdhënie delikate me Turqinë, vend fqinj, për shkak të pretendimeve territoriale historike.

Përveç mosmarrëveshjeve territoriale, marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve fqinje, kanë një tension tjetër që prej grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016 në Turqi, pasi shumë oficerë turq kërkuar azil në Greqi si dhe në vende të tjera evropiane, për t’i shpëtuar arrestimeve nga qeveria e Erdogan.

Një kërkesë e Ankarasë për ekstradimin e tetë oficerëve turq, të mbërritur në Greqi, pas grushtit të dështuar të shtetit, u hodh poshtë në muajin janar nga drejtësia greke

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE: De Rossi pezullohet me 2 ndeshje në Seria A
Previous article FOTO/ Nga Elbasani në spitalin e Bostonit. Jeta e re e vajzës shqiptare pas Lotarisë Amerikane

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT