• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Sulmet s’bëhen nga kafenetë!”/ Patozi-Bashës: Ballafaqohemi për mandatet e shitura dhe pallatet e fisit të gruas
Home
Shqipëri

“Sulmet s’bëhen nga kafenetë!”/ Patozi-Bashës: Ballafaqohemi për mandatet e shitura dhe pallatet e fisit të gruas

6 March, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish deputeti i PD dhe një nga zërat kundër kryedemokratit i është përgjigjur Lulzim Bashës, pas deklaratave të këtij të fundit kur tha se sulmet nuk bëhen nga kafenetë, duke dashur t’i tregojë se edhe partia nuk mund të krijohet në kafe.
Reagimi i plotë

MOS KËRKO KAQ PAK, LULZIM!

Po shoh që i paske dhënë zemër vetes, Lulzim, dhe paske kërkuar distancim nga krimi dhe nga trafiku i drogës, si një kusht për të pasur një vend tek Republika jote, që nuk është më e re. Komplimente, sinqerisht.

Po pse duhet të kërkosh kaq pak? Pse të mos e shtojmë ne numrin e detyrimeve, që duhet të përmbyshim për të pasur mundësi që të jetojmë të lumtur nën një çati të përbashkët?
Pse të mos distancohemi, gjithashtu, nga korrupsioni me çdo tender, që kemi kaluar nëpër duar, nga thasët me euro për çdo leje ndërtimi dhe për çdo gjë, që kemi firmosur, nga pallatet tona dhe të fisit të gruas në vite, nga bizneset tona me dhe pa emër, nga kompanitë brenda dhe jashtë vendit (off shore ose jo), nga shitja dhe blerja e mandateve politike të Partisë Demokratike, si dhe nga çdo abuzim tjetër me pushtetin, që mund të mos më vijë ndërmend tani.
Gjithmonë, nëse do të ishe edhe ti dakord, mund të shtonim si kushte edhe mashtrimin, gënjeshtrën (jo vetëm për orën), hipokrizinë, besëprerjen, pabesinë, skuthërinë, ligësinë, pashpirtësinë, papërgjegjshmërinë dhe paturpësinë, të cilat mund t’i konsideronim si 10 cilësitë e (pa)përshtatshme të një demokrati të ri.
E nisim kokë për kokë po deshe, Lulzim, madje ashtu do të bëhet shumë shpejt edhe, nëse ti do t’i ikësh ballafaqimit me bishtin ndër shalë.
Po deshe, mund ta fillojmë nga dita që kemi lindur, por dakord jam edhe që nga dita kur jemi bërë maxhorenë me letra, dhe, më mirë akoma, që nga dita kur kemi shkelur të dy në politikë apo në jetën publike.
Thjesht për të freskuar kujtesën Lulzim, kemi hyrë në të njëjtën ditë në parlament, por rrugën që nga ajo kohë e kemi pasur shumë të ndryshme.
Nëse je gati Lulzim që ta nisim ballafaqimin për çdo sekondë të aktivitetit tonë politik, të pres me padurim në çdo ekran, portal, gazetë, madje edhe tek ajo kafeneja e djeshme, vetëm një tavolinë larg paparacëve të ty.

I yti

ASTRIT PATOZI

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ana Lika flet për herë të parë për marrëdhënien me njerkun: Ai ka marrëdhënie shumë të mirë me babain tim!
Previous article Ekzekutimi mafioz/ Arrestohet ‘killeri’ shqiptar që punonte për mafien greke (EMRI+FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij Aktualitet

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij

SONTE SHKRUHET HISTORIA/ Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar Breaking News

SONTE SHKRUHET HISTORIA/ Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima Aktualitet

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT