Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha prerë se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.
Ne nuk do të luftojmë luftën e tretë botërore në Ukrainë,” tha Biden pasi përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për aleatët e saj në NATO dhe premtoi se SHBA do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.
“Dua të jem i qartë megjithatë, ne do të sigurohemi që Ukraina të ketë armët për të mbrojtur veten nga një force pushtuese ruse. Dhe ne do të dërgojmë para dhe ndihma ushqimore për të shpëtuar jetët e ukrainasve. Ne do të mirëpresim refugjatët ukrainas me krahë hapur nëse në fakt vijnë deri këtu”, shkroi Biden në Twitter.
Presidenti amerikan ka përsëritur shpesh se nuk e çon nëpër mend që të dërgojë trupa ushtarake për t’u përballur me Rusinë, por do ta godasë atë vetëm me sanksione.
“Ne po bëjmë gjithashtu një hap të mëtejshëm, duke braktisur importet e mallrave nga disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë ruse, duke përfshirë ushqimet e detit, vodkën dhe diamantet. Dhe ne do të vazhdojmë të shtrydhim Putinin”, tha më herët gjatë ditës Joe Biden.


