Presidenti Trump ka nënshkruar një urdhër që zbut rregullat rreth përdorimit të armëve kibernetike, raporton Wall Street Journal. Ky është një ndryshim i udhëzimeve, të hartuara nga Presidentin Obama, i cili kërkonte që një numër i madh i agjensive federale të përfshiheshin në çdo vendim për të nisur një sulm në internet. Detajet specifike të asaj që do të jenë “rregullat e reja”, janë informacion i klasifikuar.
Një zyrtar tha se SHBA po merrte “një hap sulmues përpara”.
Profesor Alan Woodward, një shkenctar kompjuterik në Universitetin e Surrey, tha për BBC: “Ne jemi në një epokë kur qeveritë e caktuara po veprojnë në mënyrë agresive në hapësirën kibernetike dhe kjo është dënuar me të drejtë nga qeveritë, siç është ajo në SHBA.
Ai shtoi: “Ju nuk do të lejoni një sulm fizik parandalues, pa një analizë dhe miratim të plotë në nivelet më të larta, kështu që pse sulmet kibernetike do të ishin ndryshe?”
Rregullat për përdorimin e armëve kibernetike të përcaktuara nga Presidenti Obama përfshinin ndërhyrjen e shumë agjencive, por u kritikuan nga disa ligjbërës si tepër burokratik. Procedura e klasifikuar u zbulua në vitin 2013 nga ish-kontraktori i inteligjencës Edward Snowden.
Në qershor të këtij viti, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione mbi pesë kompani ruse për ndihmën dyshuar ndaj agjencisë kryesore të inteligjencës të Rusisë. Firmat, së bashku me tre individë, janë të ndaluar nga çdo transaksion që përfshin sistemin financiar amerikan dhe firmat amerikane nuk lejohen të bëjnë biznes me ta.
Tre prej atyre që janë të emëruar, kanë lidhje me Divetechnoservices, një kompani që supozohet se është e specializuar në hakimin e kabllove të komunikacionit nënujor.
/AlpeNews.al


