Fundi i luftës me Rusinë “është më afër” nga sa mendojmë. Kështu pohoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për Abd News, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, ku po përgatitet të prezantojë “planin e tij për fitore”.
“Mendoj se jemi më afër paqes sesa mendojmë. Po i afrohemi fundit të luftës”, tha Zelensky.
“Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë nga miqtë tanë, aleatët tanë, të na mbështesin. Është shumë e rëndësishme”, shtoi Zelensky, sipas të cilit Vladimir Putin “ka frikë” nga operacioni i Kievit në rajonin rus Kursk.
Ndërkohë pas kësaj deklarate Kremlini është përgjigjur duke u shprehur se lufta në Ukrainë do të përfundojë “sapo të arrihen objektivat” e trupave ruse. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e ljmeve Interfax.
“Ju e dini se çdo luftë, në një mënyrë apo tjetër, përfundon në paqe. Por për ne nuk ka absolutisht asnjë alternativë për të arritur qëllimet tona”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.


