Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, tha për BBC se nuk ka qenë i informuar për paralajmërimet e inteligjencës, përpara sulmeve të 21 prillit.
Wickremesinghe tha se informacionet për çdo rrezik potencial nuk janë kaluar tek ai.
Sulmet në disa kisha dhe hotele të Shri Lankës lanë së paku 360 njerëz të vrarë.
Autoritetet pranuan se ato mund të ishin shmangur sikur informacionet e inteligjencëst’iu ishin dhënë njerëzve të duhur.
“Ka pasur hendek midis inteligjencës dhe qeverisë. E kemi marrë përgjegjësinë, sepse, sikur informacionet e inteligjencës t’iu jepeshin njerëzve të duhur, sulmet do të mund të shmangeshin ose të minimizoheshin”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes i Shri Lankës, Ruëan Ëijeëardene.
Shefi i policisë dhe një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhanë dorëheqje pas sulmeve. Wickremesinghe tha se nuk jep dorëheqje për faktin se nuk ka qenë i njoftuar me paralajmërimet.


