• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMET NË BASHKITË E DJATTHA/ KQZ zhvendos në hotel KZAZ-në e Kukësit
Home
Breaking News

SULMET NË BASHKITË E DJATTHA/ KQZ zhvendos në hotel KZAZ-në e Kukësit

22 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është detyruar të aplikojë një strategji të re pas sulmeve të KZAZ-ve në bashkitë e djathta nga zyrtarë të qeverisjes vendore, policia bashkiake dhe militantët e PD dhe LSI.

Pas përplasjeve që ndodhën në KZAZ-të në pronësi të Bashkive, KQZ ka marrë vendimin për t’i transferuar ato në ambiente private. Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendron i Zgjedhjeve miratoi me 4 vota”pro” dhe vetëm kryetari Zguri “kundër” kalimin e KZAZ-së nr.11 në Kukës nga palestra e shkollës në një hotel.

Kjo është një masë e marrë nga mazhoranca, e cila qëndron e vendosur për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit, nisur nga sulmet në disa prej KZAZ-vë më të rëndësishme në vend, ku “zonat e nxehta” ka qenë Shkodra, Tropojës, Burreli, Kamza, dhe Kukësi. Një lajm i tillë është paralajmëruar më herët nga zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila e ftuar në studion e Report TV, tha se kjo nuk është tërheqje, por një strategji e fortë e Policisë së Shtetit për të mos pasur viktima.

Kodi zgjedhor, në nenin 95, pika 1 përcakton se për numërimin e votave, 10 ditë para ditës së votimit të caktohen grupet e numërimit, por KQZ vendosi që këtë çështje ta shtyjë për mbledhjen e radhës ndonëse kanë mbetur rreth një javë kohë nga 30 qershori, datë e dekretuar më herët nga presidenti Meta për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Në një situatë normale zgjedhore do duheshin 4 anëtarë për grupet e numërimit, 2 nga PD dhe 2 nga PS, por projektvendimi i KQZ-së parashikon se për zgjedhjet e 30 qershorit do jenë tre anëtarë, dy të propozuar nga Partia Socialiste dhe një anëtar do të përzgjidhet nga KZAZ me short.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MIRUPAFSHIM..."/ Braçe ironizon: Monika me filxhanin rrotullo-rrotullo, Luli...
Previous article FUNDJAVA NË KSAMIL/ Flusk pushuesish në plazh: Çifte, fëmijë dhe... (PAMJET)

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT