• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET ME DRON NË UKRAINË/ Humb jetën gazetari francez
Home
Nderkombetare

SULMET ME DRON NË UKRAINË/ Humb jetën gazetari francez

3 October, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Gazetari francez Antoni Lallican është vrarë në Ukrainë nga një sulm me dronë. 

Lajmi është bërë i ditur nga Federatat Ndërkombëtare dhe Europiane të Gazetarëve (IFJ-EFJ), të cilat kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen dhe të afërmit e Lallican. 

Në deklaratën e përbashkët, federatat theksojnë se dënojnë këtë krim lufte dhe kërkojnë nga autoritetet të nisin një hetim për të identifikuar përgjegjësit. 

Ky është rasti i parë në Ukrainë ku një gazetar humb jetën si pasojë e një sulmi me dronë.

Ngjarja ndodhi të premten në mëngjes ku në të njëjtin sulm mbeti i plagosur edhe gazetari ukrainas Heorgiy Ivanchenko. Të dy gazetarët mbanin pajisje mbrojtëse dhe jelekë antiplumb me mbishkrimin “Press”. 

Antoni Lallican, banues në Paris, ndodhej në rajonin e Donbasit si pjesë e një angazhimi për agjencinë e fotogazetarisë Hans Lucas, me seli në Carcassonne. Punimet e tij janë botuar në media prestigjioze ndërkombëtare si Le Monde, Le Figaro, Libération, Mediapart, Der Spiegel, Die Zeit dhe Die Welt. 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ “Kur në Durrës inskenuan një gjyq për të demaskuar një kuadër..." Historia e panjohur e ish-deputetit nga Shijaku, që vdiq në aksident në Itali
Previous article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Remo Girone, aktori italian i filmit ‘La Piovra’

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT