• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET KIBERNETIKE TË IRANIT/ Veliaj informon Kongresin amerikan: Shqipëria ka gjithë mbështetjen e SHBA në çështjet e sigurisë
Home
Politikë

SULMET KIBERNETIKE TË IRANIT/ Veliaj informon Kongresin amerikan: Shqipëria ka gjithë mbështetjen e SHBA në çështjet e sigurisë

17 September, 2022 s.autor Politikë

Roli i Shqipërisë gjatë drejtimit të Këshillit të Sigurisë por dhe zhvillimet më të fundit të ndodhura në vendin tonë, sidomos sulmet kibernetike të Iranit, ishin temat kryesore të takimeve në ditën e tretë të vizitës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Shtetet e Bashkuara.

Veliaj ka takuar Senatorin e Texasit, John Cornyn, si dhe kongresmenet Carolyn Maloney dhe Elissa Slotkin, me të cilët ka biseduar lidhur me sfidat e përbashkëta tanimë të sigurisë por dhe për të tjera çështje për të cilat vendi ynë ka mbështetjen e aleatëve të SHBA.

“Kemi pasur tre ditë intensive në Uashington, ku theksi është te Shqipëria dhe avancimi që ka bërë në shumë fusha, si në zhvillimin ekonomik, ashtu edhe si një anëtare shumë dinjitoze e NATO-s. Gjithashtu ka patur vlerësime për qeverinë e Edi Ramës edhe për mënyrën sesi Shqipëria ka drejtuar të gjithë punën në Këshillin e Sigurimit kur ka pasur Presidencën, ose si një nga anëtaret më aktive, qoftë në çështje të Ukrainës, të Afganistanit, apo edhe në marrëdhëniet që ka pasur me opozitën iraniane që është në Tiranë,” u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj tha se nga aleatët tanë u vlerësua fakti se pavarësisht rrezikut për sulme, Shqipëria i hapi dyert për të ndihmuar popuj dhe komunitete në nevojë.

“Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga senatorët dhe kongresmenët për të kuptuar çfarë dëmi dhe problematikash pati Shqipëria nga sulmi kibernetik. Më vjen mirë që të raportoj që jo vetëm qeveria dhe kryeministri ynë, por në fakt e gjithë popullata u solidarizua për të ruajtur dinjitetin e asaj që është virtyt shqiptar, të mbrojtjes së atyre që janë në rrezik, të qenit një vend i hapur, të ofrimit edhe të hapjes së derës së shtëpisë për ata që janë në nevojë. Kurrsesi kjo situatë nuk u kthye në një mënyrë për të argumentuar se Shqipëria duhet të mbyllet dhe nuk duhet të kryejë detyrimet dhe angazhimet e saj në momentin që sulmohet,” u shpreh ai.

Kreu i Bashkisë siguroi se ka marrë garancinë edhe vetë personalisht nga Shtetet e Bashkuara se nuk do të mungojë kurrë mbështetja dhe ndihma ndaj vendit tonë.

“Jam shpresëplotë që shumë prej takimeve do të materializohen në një ndihmë shtesë për mënyrën sesi Shqipëria mund të mbrohet më shumë. Jam i sigurt që qeverisë sonë, kryeministrit tonë, nuk do t’i mungojë ndihma nga një aleat ideal si SHBA, që në fakt e kanë marrë shumë seriozisht dhe ka qenë ndoshta një nga pikat më të diskutuara në takimet tona, mënyra sesi Shqipëria e përballoi atë sulm mbi sistemet tona elektronike. Më e keqja ka kaluar, por besoj që me mbështetjen e SHBA që nuk do të mungojë ndaj kryeministrit dhe qeverisë, sigurohemi që në të ardhmen ne kemi të gjitha mjetet e nevojshme për të përballuar sulme të tilla dhe për t’i zmbrapsur,” përfundoi ai.

Veliaj ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Ai u prit edhe nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney, kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer dhe shumë zyrtarë të lartë amerikan.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRHEQJA E RUSISË NË DISA ZONA/ Zelenskyy: Shumë herët për të thënë se vala e luftës po ndryshon, varet nga…
Previous article VËMËNDJE! Si ta kuptoni që partneri po ju gënjen, sipas gjuhës së trupit

s.autor

Postime të ngjashme

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat Breaking News

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së Politikë

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT