• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMET KIBERNETIKE/ Nga Hong Kongu në Rusi, Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e të dhënave dhe faqeve online në tre shtete
Home
Aktualitet
Kronikë

SULMET KIBERNETIKE/ Nga Hong Kongu në Rusi, Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e të dhënave dhe faqeve online në tre shtete

11 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.5430 për kryerjen e veprave penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, të Kodit Penal.

Objekti i hetimit është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.
Po kështu, më datë 09.09.2022 është kryer tjeter sulm kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme në Shqipëri.

Këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një çështje të vetme. Në sistemet ku ka ndodhur sulmi është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që i përkiste autorëve/bashkëpunëtorëve të këtij sulmi.

Menjëherë më datë 19.07.2022, me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë është urdhëruar sekuestrimi i këtyre llogarive në dy rrjete sociale të ndryshme dhe si pasojë e këtij vendimi kompanitë përkatëse kanë reaguar duke mbyllur aksesin në këto llogari.
Si pasojë e mos aksesimit, autorët e sulmit kibernetik hapën një faqe tjetër e cila u përdor për të shpërndarë mesazhe të ndryshme në lidhje me sulmin e kryer apo publikimin e të dhënave që janë vjedhur. Në ditët në vijim dhe aktualisht nga kjo faqe si edhe nga llogaritë nga aplikacionet e komunikimeve në internet si Telegram etj, po postohen dokumente të Policisë së Shtetit të cilat përbëjnë sekret hetimor.

Postimi i të dhënave, të cilat dyshohen të jenë të hakuara dhe të kopjuara nga sulmi kibernetik i ndodhur ndaj sistemeve kompjuterike të AKSHI-it si dhe sistemeve kompjuterike të Ministrisë së Brendshme, kryhet nga faqja online me emërtimin “HomelandJustice” dhe me link https://homelandjustice.cx/ si dhe nga profili në rrjetin social “Telegram” me emërtimin “JusticeHomeland1” dhe me link https://t.me/JusticeHomeland1.”
Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këto faqe kanë IP ne Hong Kong, Britaninë e Madhe dhe në Rusi.

Sa më lart, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, më datë 04.10.2022, mbështetur në nenin 208 të K.pr.penale, Konventën e Këshillit të Europës “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet penale” (në rastin e Britanisë së Madhe) nenet 509 e vijues të Kodit të Procedurës Penale “Mbi letërporositë për jashtë shtetit” dhe Ligjit Nr.10193 datë 03 Dhjetor 2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në fushën penale”, në Konventën per Krimin në Fushën e Kibernetikës, ratifikuar me ligjin nr.8888 datë 25.04.2002 dhe në parimin e reciprocitetit (në rastin e Federatës Ruse) iu kërkua Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë:

1. Sekuestrimi i të dhënave dhe sistemeve kompjuterike si dhe ndalimi për kryerjen e veprimeve të mëtejshme të publikimit të dokumentacionit të hakeruar nga sistemet kompjuterike të AKSHI-it si dhe sistemet kompjuterike të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë nga faqja e internetit:
Nga profili në rrjetin social “Telegram” me emëtimin “JusticeHomeland1” dhe me link https://t.me/JusticeHomeland1.” me adresë:
Telegram Headquraters ……London United Kingdom;
“HomelandJustice” dhe me link https://homelandjustice.cx/ me ISP…… Hong Kong;
Profilin në rrjetin social “Telegram” me emërtimin “JusticeHomeland1” dhe me link https://t.me/JusticeHomeland1.” Rusi”.
Dërgimin e gjithë të dhënave të sekuestruara nëpërmjet letërporosisë autoriteteve ligjzbatuese Shqiptare.
Zbatimi i vendimit të bëhet nëpërmjet dërgimit të kërkesës për ndihmë juridike nga organet ligjzbatuese të shtetit perkatës Britania e Madhe, Republika Popullore e Kinës dhe Federata Ruse.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me Vendimin nr.1864,1865 dhe 1866 Regj.Them. datë 06.10.2022 ka vendosi pranimin e kërkesës së prokurorisë.

Në zbatim dhe për ekzekutimin e këtyre vendimeve nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë u dërguan kërkesat për Ndihmë Juridike nga organet ligjzbatuese të shtetit përkatës Britania e Madhe, Republika Popullore e Kinës dhe Federata Ruse.
Sqarojme siç edhe përmendet në Vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë nr.1864, 1865 dhe 1866 datë 06.10.2022, këto faqe nga burojnë materialet e hakeruara përbëjnë objekt të hetimit penal, janë të dhëna dhe sisteme kompjuterike tashmë të sekuestruara konform ligjit procedurial të Republikës së Shqipërisë dhe çdo e dhënë që buron nga këto faqe që operojnë në mënyrë kriminale është objekt i hetimit dhe i sekuestrimit tashmë me vendimet e gjykatës.

Hetimet në lidhje me këto raste janë komplekse dhe janë në vijim duke garantuar se prokuroria është maksimalisht e angazhuar dhe do të kryejë çdo veprim hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe pengimin e mëtejshëm të kësaj veprimtarie e cila ka qëllim të cënojë gjithë veprimtarinë e organeve shtetërore të Republikës së Shqipërisë, paqen sociale dhe bashkëjetesën mes individëve

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPTARËT MEZI PO PRESIN PROTSTA"/ PD jep detaje nga takimi i Berishës me aleatët: Shpëtimtar për vendin do jetë krijimi i një…
Previous article I KONFISKOHEN 7 PASURI DIBRANIT/ Pronar i një hoteli në llixha! Një djalë ia vranë dhe tjetrin ia plagosën me tritol

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË TROPOJË/ Humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur… Aktualitet

TRAGJIKE NË TROPOJË/ Humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur…

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore Aktualitet

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re Aktualitet

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT