• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMET KIBERNETIKE/ Faqja më e rëndësishme e shërbimeve në Shqipëri u sulmua 2.5 milionë herë
Home
Sociale

SULMET KIBERNETIKE/ Faqja më e rëndësishme e shërbimeve në Shqipëri u sulmua 2.5 milionë herë

16 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Sulmet kibernetike nuk janë diçka e pazakontë sot. Mijëra faqe të rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare, kombëtare apo edhe bizneseve bëhen pre e këtyre sulmeve çdo ditë dhe jo të pakta janë rastet kur barrierat e sigurisë thyhen.

Shqipëria nuk është e izoluar nga këto sulme. Një raport i Agjencisë Kombëtare Shoqërisë së Informacionit bën me dije se portali E-Albania u sulmua jo pak por 2.57 milionë herë në vitin 2017 nga hackerat, dhe në të gjitha këto raste është garantuar mbrojtje nga ana e sistemeve të sigurisë.

“Gjatë vitit 2017, Sektori i Sigurisë mbrojti plotësisht portalin e-Albania nga 2.579.000 tentativa sulmesh kibernetike nëpërmjet sistemeve të saj të mbrojtjes, si dhe burimeve njerëzore. Sa i takon 420 faqeve zyrtare të cilat hostohen në serverët tanë, është regjistruar 1 sulm drejt faqes www.ambasadat.gov.al, i cili nuk arriti të realizohet plotësisht, pra mbeti thjesht si një incident pa rezultat pozitiv” thuhet në raportin e AKSHI-t.

Sot E-Albania është ndoshta faqja më e rëndësishme në vend sa i përket shërbimeve që ofron në interes të institucioneve publike mes njëri-tjetrit, institucioneve dhe biznesit apo institucioneve dhe individëve. Në fund të 2017 në këtë faqe ofroheshin 527 shërbime elektronike si dhe u regjistruan 151 mijë përdorues të rinj duke e çuar totalin në 391 mijë përdorues.

Sipas shifrave zyrtare numri i institucioneve të ndërlidhura në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit arriti në 47 ndërkohe që vihet re një rritje e numrit të transaksioneve të kryera në platformë.

“Gjatë vitit 2017 pati rritje të numrit të transaksioneve të kryera në platformë: Shifra 26.624.830 transaksione është mbi 1.000.000 herë më shumë në krahasim me vitin 2016. Risia më e rëndësishme e portalit gjatë vitit 2017 ishte vula dixhitale dhe moduli i administratës publike për nxjerrjen e dokumenteve administrative për qytetarin. Punonjësve të administratës publike në sportele iu mundësua aksesi i gjenerimit të 29 dokumenteve me vulë dixhitale për qytetarin, duke mos ia kërkuar më atij gjatë aplikimit për shërbime të ndryshme” thuhet në raport.

Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI PUTIN-TRUMP/ A do mund të kthehet "flirti" në distancë i dy liderave në forcim bashkëpunimi
Previous article Dafina Zeqiri publikon skena të nxehta me të dashurin, ‘TMERROHEN’ fansat (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT