• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMET KIBERNETIKE/ Eksperti: Mund të jetë plan ruso-iranian për të destabilizuar Ballkanin
Home
Sociale

SULMET KIBERNETIKE/ Eksperti: Mund të jetë plan ruso-iranian për të destabilizuar Ballkanin

13 September, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Eksperti i sigurisë Fabian Zhilla thotë se sulmet kibernetike të Iranit në vendin tonë mund të jenë shfrytëzuar fare mirë edhe për të devijuar fokusin.

“Unë kam një shqetësim me goditjen e TIMS-it, mendoj oraret që janë zgjedhur, janë zgjedhur natën dhe është goditur në një kohë që vigjilenca kryesisht e autoriteteve bie.

Mund të jetë shfrytëzuar fare mirë edhe për lëvizje mallrash, njerëzish. Nëse mundet të rrezikohet për një goditje, mund të jetë shumë e shpejtë, sepse në momentin që ne jemi, kryesisht sulmet kibernetike kanë dhe qëllime për të devijuar fokusin.

Në këtë kontekst, unë do bëja thirrje që autoritetet tona të kishin kujdes edhe në këtë drejtim, në një moment të paktën afatshkurtër”, u shpreh ai.

Eksperti thotë në Opinion se sulmet duhet t’i shohim edhe në kontekstin gjeopolitik dhe se mund të kemi të bëjmë me një plan mes Rusisë dhe Iranit për të destabilizuar Ballkanin.

Zhilla e argumenton këtë me faktin se Irani dhe Rusia kanë një marrëveshje për çështjet kibernetike, si dhe me faktin se Shqipëria nuk është i vetmi vend që po vuan nga sulme të tilla, duke sjellë në vëmendje situatën në Malin e Zi.

“…Sepse e gjithë vëmendja e shkëputur në luftën kibernetike, por unë mendoj që ajo që i ndodhi Shqipërisë dhe goditja që po i bëhet Shqipërisë po i bëhet NATO-s në fakt. Mali i Zi sot që flasim është në të njëjtën situatë që ishim ne. U godit e-Albania dhe është goditur mendohet nga shërbimet sekrete ruse dhe serveri që është përdorur nga Home Justice Security, është vërtetuar nga ekspertët tanë që ndodhet në Rusi.

Sepse Irani ka një marrëveshje me Rusinë… Ata (ekspertët) kanë bërë një vlerësim që mendohet që host-i i të dhënave është bërë atje. Në këtë kontekst, ne duhet ta shohim në kontekstin gjeopolitik,. Vërtetë ka një vëmendje sikur Irani ka problemin thjeshtë me MEK-un, por mund të jetë ndonjë plan midis rusëve dhe iranianëve për të destabilizuar gjithë Ballkanin, duke pasur parasysh që këto goditje janë përshkallëzuar edhe në vende të tjera”, shtoi eksperti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE NË GREQI/ E reja me aftësi të kufizuara abuzohet nga daja, nëna shokon me rrëfimin: Më ka ndodhur edhe mua
Previous article GAZETARJA SEKSI NUK PËRMBAHET/ Premton se do ta ndjekë nudo sfidën Barcelona-Bajern, por vetëm me një kusht

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet Aktualitet

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia Aktualitet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me... Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT