• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET FIZIKE NDAJ DEPUTETËVE/ Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën
Home
Politikë

SULMET FIZIKE NDAJ DEPUTETËVE/ Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën

2 July, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me pensionistët, foli edhe për sulmet me vezë ndaj makinave të deputetëve, gjatë protestës para Parlamentit në 30 qershor.

Kreu i qeverisë theksoi se nëse sulmohen deputetët, atëherë protestuesit hyjnë në një tjetër territor.

“Çdokush ka të drejtë ta bëjë kontestimin pa u cenuar. Nga ana tjetër, pikërisht sepse gjithëkush ka të drejtë të protestojë, monopolin e forcës në demokraci e ka shteti dhe jo individi. Kush përdor forcë kundër shtetit pastaj, futet në tjetër territor. Pasi demokracia qëndron te ky pakt. Qeveria ka të drejtën të vendosë dhe të gjithë qytetarët bashkë kanë të drejtën ta kontestojnë vendimin e qeverisë. Populli është ai që flet kur vijnë zgjedhjet. Kjo protesta i tregon të gjithë atyre hienave, korbave e sorrave, që rrijnë dhe rrokanisin kokën e miletit çdo natë, që këtu është demokraci, këtu nuk ka rrahje të protestuesve paqësorë”, tha Rama, shkruan A2.

Më tej, kryeministri theksoi se ata që ushtrojnë dhunë në protesta, nuk janë “flamingo”, por “korba e sorra, që do të shpërndahen sërish ashtu si u mblodhën”.

“Kur shkon atje një grup për të ushtruar presion publik mbi deputetët, aty pastaj jemi në një tjetër territor. Por, ata që bëjnë këtë nuk kanë lidhje me flamingot. Flamingot janë paqësorë, ndërkohë që sorrat dhe korbat janë të dhunshëm. Me sorrat dhe korbat ne nuk kemi çfarë bëjmë. Në fund, ata do jenë të humbur. Dhe siç u mblodhën kokrra-kokrra, ashtu edhe do shpërndahen”, shtoi Edi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ Protestuesit shkulin gardhin rrethues, policia përgjigjet me spraj lotësjellës
Previous article PAMJET/ Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete Politikë

TENSIONET/ Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

PAMJET/ Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar Aktualitet

PAMJET/ Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT