• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET E SHBA DHE IZRAELIT NË IRAN/ Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste
Home
Politikë

SULMET E SHBA DHE IZRAELIT NË IRAN/ Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste

28 February, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve të SHBA dhe Izraelit në Iran, ndërsa i ka bërë thirrje për shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit si organizatë terroriste, duke theksuar se ka ardhur koha për veprime konkrete dhe jo vetëm deklarata politike.

Në një reagim  në “X”, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike duhet të trajtohen zyrtarisht si organizatë terroriste, jo vetëm përmes sanksioneve ndaj regjimit të Teheranit, por duke u përfshirë në listën ndërkombëtare të organizatave terroriste, ashtu siç kanë vepruar tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja.

Rama theksoi se qëndrimi i Shqipërisë nuk lidhet vetëm me mbështetjen ndaj Izraelit dhe vendeve arabe që kërkojnë paqe, apo me qëndrimet e aleatëve strategjikë, por mbi të gjitha me nevojën për veprim në një moment kur, sipas tij, “kërkohen akte dhe jo vetëm fjalë”

Kryeministri nënvizoi se Shqipëria e ka përjetuar drejtpërdrejt agresionin e regjimit iranian përmes sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shtetërore shqiptare.

“Shqipëria do të veprojë në përputhje me këtë qëndrim. Do ta quajmë Gardën Revolucionare me atë që është dhe do ta përfshijmë në listën e organizatave terroriste”, deklaroi Rama, duke u bërë thirrje edhe vendeve të Bashkimit Europian të ndjekin të njëjtën linjë.

“Terrorizmi duhet të emërtohet. Dhe sapo të emërtohet, duhet të ndalet”, përfundon ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS KEQ SHERRI NË NJË FAMILJE NË FIER/ Xhaxhai plagos me thikë nipin e tij
Previous article REGJISTROHEN SHPËRTHIME NË DOHA/ Katari kundërpërgjigjet me ‘Patriotin’ e SHBA-ve

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të… Aktualitet

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT