• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET e presidentit Donald Trump në Twitter “LARGOJNË” vëmendjen nga ekonomia
Home
Nderkombetare

SULMET e presidentit Donald Trump në Twitter “LARGOJNË” vëmendjen nga ekonomia

7 August, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump kohët e fundit është hedhur në fushatë për konkurrentët republikanë në zgjedhje, duke ngritur me të madhe forcimin e ekonomisë për të rritur shanset për fitore të kandidatëve të partisë së tij.

Ndërkaq, presidenti ka vazhduar edhe sulmet përmes Twitterit lidhur me hetimet mbi Rusinë, ngritjen e murit në kufi dhe medias, të cilën ai e akuzon për qëndrim tendencioz ndaj tij. Republikanët shqetësohen se këto sulme po largojnë vëmendjen nga mesazhi ekonomik.

Korrespondenti Jim Malone ka përgatitur materialin:

Gjatë një aktiviteti për fushatë në Florida, presidenti e vuri theksin tek rritja ekonomike dhe mbështetja që ka mes republikanëve:

“Jemi shumë mirë. Jam i gëzuar që edhe ju i keni punët mirë. Sapo dolën rezultatet e një ankete. I patë? Unë jam personi që ka gëzuar popullaritetin më të madh në historinë e Partisë Republikane. Ju besohet?”

Rritja ekonomike prej mbi 4% në tre-mujorin e fundit është fitore për presidentin, thotë ekonomisti Mark Hamrick:

“Nëse presidenti dhe anëtarë të tjerë të Partisë Republikane kanë arritur të sigurojnë, qoftë edhe përkohësisht këtë rritje ekonomike mbi nivelin afat-gjatë të 2%, mendoj se kjo përbën sukses”.

Por presidenti ka qenë shumë aktiv në Twitter, me akuza kundër hetimeve mbi Rusinë, ka kërcënuar se do të mbyllë qeverinë nëse nuk i miratohen fondet për murin në kufi dhe ka akuzuar median se përhap lajme të rreme.

“Çdo gjë e bëjnë të keqe, se janë lajme të rreme, janë të neveritshëm,” ka thënë presidenti.

Këto sulme në Twitter largojnë vëmendjen nga mesazhi kryesor thonë analistët:

“Prirja ka qenë që çfarëdo të thotë Trumpi, ajo kryeson në lajme. Ai është mjeshtër i Twitterit si mjet politik,” thotë Michael Cornfield, i cili jep mësim në Universitetin George Washington.

Sulmet e vazhdueshme ndaj procesit hetimor mbi Rusinë kanë shqetësuar demokratët, përfshirë udhëheqësin e demokratëve në Senat, Chuck Schumer.

“Shpresoj që kolegët e mi republikanë të kenë forcën t’i bëjnë qëndresë kësaj ndërhyrjeje nga presidenti pasi populli amerikan pret që ne të qeverisim, jo të bërtasim e të sulmojmë njëri-tjetrin gjithë ditën”.

Ekonomia e fortë mund të ndihmojë republikanët në nëntor.

Por stili qeverisës i Presidentit Trump do të jetë në qendër të fushatës zgjedhore, thotë analistja Elaine Kamarck:

“Presidenti është problem, nuk diskutohet. Me të gjithë që flas më thonë se ai përbën problem për të dyja palët”.

Siç njoftohet, presidenti është i irrituar që forcimi i ekonomisë nuk ka rezultuar në rritjen e popullaritetit të tij, thotë anketuesi Frank Newport:

“Presidenti Trump e ka ekonominë shumë mirë, por niveli i kënaqësisë nuk është aq i lartë sa mund të parashikohej. Nuk ka sjellë atë nivel popullariteti që ai do të donte”.

Presidenti është zotuar të bëjë fushatë intensive për zgjedhjet e nëntorit. Republikanët shpresojnë se ai do të përqëndrohet më shumë tek ekonomia dhe më pak tek përplasjet politike.(VOA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Polici burgoset me 16 vite, i çoi avokatit pedofil videon e abuzimit seksual me fëmijë
Previous article JO VETËM KOVACIC/ CHELSEA i dhuron SARRIT një KAMPION BOTE

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT