• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET E METËS NDAJ DUMANIT/ Kryemadhi: Jam dakord me çdo fjalë që ka thënë, por jo për mënyrën
Home
Politikë

SULMET E METËS NDAJ DUMANIT/ Kryemadhi: Jam dakord me çdo fjalë që ka thënë, por jo për mënyrën

18 April, 2024 s.autor Politikë

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi aq sa e përkrah edhe e kritikon kryetarin e PL-së Ilir Meta, njëherësh bashkëshorti i saj, në sulmet e tij ndaj SPAK. Ndërsa shprehet se mendon njësoj si Meta se kreu i SPAK, Altin Dumani është vegël e qeverisë, e kritikon bashkëshortin për mënyrën si i ka bërë këto akuza.

Pyteje: Si i komentoni sulmet e Metës ndaj SPAK?

Kryemadhi: Në çdo fjalë që meta ka thënë për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam shumë dakort, por mënyrën e them përsëri mendoj se vjen nga revolta. Mendoj se spak është vegël e Ramës dhe ebteja jonë nuk është ndaj spak.

Pyetje: A jeni dakort me sulmet ndaj Dumanit?

Kryemadhi: Ju duket normale ju që gazetat e Erion Velisë hapin faqet e para në 7 të mëngjesit me njoftimin e SPAK çon te të tjerët. Pra lajmi kalon nga gazetat e Erion Velisë para të vijë te qytetarët?

Por ndonëse e mbështeti në akuzat ndaj prokurorisë së posaçme, Kryemadhi ndahet nga bashkëshorti te akuzat e tij për nepotizëm në parti, për të cilën Meta ka pasur mjaft kritika kohët e fundit. Kryemadhi thotë se nuk ka pasur nepotizëm në PL, ndërsa e pyetur nëse do të kandidojë për presidente të partisë, tha se kandidon me mendime duke lënë të kuptuar që do t’ja lërë karrigen Metës.

Kryemadhi: Meritokracinë në një parti nuk e mbyt dot nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore ndërsa deputeti zgjidhet me vota, mund të të emërojë meta deputet po problemi është se nuk të zgjedhin njerëzit.

E pyetur nëse do të garojë për presidente të PL-së tashmë që Meta ka nisur revolucionimin e partisë duke nisur nga vendi i tij, Kryemadhi duket se nuk do ta sfidojë.

Pyetje: Do kandidoni për presidente të PL?

Kryemadhi: Zonjë unë kandidoj me mendime nuk kandidoj me kandidatura…

Pyetje: A jeni ndjerë e sulmuar nga Meta ditët e fundit?

Kryemadhi: Më shumë se ç’më ka sulmuar Rama e Veliaj pse nuk ju dhimbset kjo ju? Meta nuk më ka sulmuar si bashkëshorte por si politikane. Po keq ju ka ardhur juve që Veliaj ka paditur në SPAK mamanë time dhe fëmijët e mi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Tentuan të korruptojnë policinë, 4 të arrestuar
Previous article GENC TAFILAJ PYETET NË SPAK/ Dëshmia: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varrimin e Indrit Rrajës

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT