• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET AJRORE AMERIKANE NË SIRI/ Vriten 37 militantë të lidhur me grupe ekstremiste
Home
Nderkombetare

SULMET AJRORE AMERIKANE NË SIRI/ Vriten 37 militantë të lidhur me grupe ekstremiste

29 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ushtria amerikane tha sot (29 shtator) se 37 militantë, të lidhur me grupin ekstremist Shteti Islamik dhe grupin e al-Qaedas, janë vrarë në dy sulme ajrore në Siri. Dy nga të vrarët ishin militantë të lartë.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se kreu sulme ajrore në veriperëndim të Sirisë ndaj një militanti të lartë nga grupi i lidhur me al-Qaedan, Hurras al-Deen, dhe tetë të tjerëve.

Ajo thotë se ata ishin përgjegjës për udhëheqjen e operacioneve ushtarake.Ushtria amerikane njoftoi gjithashtu se kreu një sulm më 16 shtator ndaj një kampi stërvitor të Shtetit Islamik në një lokacion të largët të pazbuluar në Sirinë qendrore. Në atë sulm u vranë 28 militantë, përfshirë “së paku katër liderë sirianë”.

“Sulmi ajror do t’ia pamundësojë Shtetit Islamik të kryejë operacione kundër interesave amerikane, si dhe kundër aleatëve dhe partnerëve tanë”, thuhet në njoftim.

Rreth 900 trupave amerikanë ndodhen në Siri, bashkë me një numër të pazbuluar të kontraktuesve, në përpjekje për të mos e lejuar grupin ekstremist Shteti Islamik të rikthehet.

Shteti Islamik kishte bërë kërdi në Irak dhe Siri më 2014, duke marrë nën kontroll pjesë të madhe të territorit.

Forcat amerikane i këshillojnë dhe ndihmojnë aleatët e vet kryesorë në verilindje të Sirisë, Forcat Demokratike të Sirisë të udhëhequra nga kurdët, të cilat ndodhet jo larg zonave strategjike ku grupet militante të mbështetura nga Irani kanë prani./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO FESTONTE 58-VJETORIN/ E bija e Bujar Nishanit prek me dedikimin: Më mungon më shumë se kurrë
Previous article MREKULLITË E PËRDORIMIT TË ALOE VERËS/ Njihuni me vlerat esenciale të saj

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT