• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULME TË DHUNSHME NË DISA QYTETE TË UKRAINËS/ Rusia merr portin e Khersonit! Zelensky premton “rezistencë të ashpër”
Home
Nderkombetare

SULME TË DHUNSHME NË DISA QYTETE TË UKRAINËS/ Rusia merr portin e Khersonit! Zelensky premton “rezistencë të ashpër”

3 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare

Forcat ruse intensifikojnë ofensivën në qytetet e Ukrainës. Mbrëmjen e djeshme, kryebashkiaku i Khersonit njoftoi se qyteti ka rënë në duart e ushtrisë së Moskës. Duket se edhe qyteti i Mariupol do të ketë të njëjtin fat. Sipas nënkryetarit të kësaj bashkie, qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur në portin jugor të Mariupolit pas granatimeve të vazhdueshme, megjithatë nuk ka ende një shifër të saktë. Qyteti i dytë më i rëndësishëm i Ukrainës, Kharkiv është goditur nga bombardimet, teksa po ashtu Kievi vazhdon të jetë në shënjestër të raketave.

Presidenti rus, Volodymyr Zelensky premtoi rezistencë të ashpër kundër forcave ruse, teksa tha se do t’i largojnë ata nga Ukraina të ‘çnderuar’. Ai i bëri thirrje ushtrisë së Moskës që të tërhiqet, teksa tha se ata nuk janë luftëtarë të një superfuqie, por fëmijë të hutuar.

Kudo që të shkojnë do të shkatërrohen. Këtu nuk do të kenë qetësi, nuk do të kenë ushqim, nuk do të kenë asnjë moment qetësie. Pushtuesit do të marrin vetëm një gjë nga ukrainasit: rezistencën, rezistencë të ashpër. Të tilla rezistenca që do të kujtojnë gjithmonë se ne nuk dorëzohemi për atë që është e jona. Ju nuk dëshironi të vdisni, por të jetoni. Ne duhet ta ndalojmë luftën dhe të rivendosim paqen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do t’i përzëmë ata. Me çnderim… Këta nuk janë luftëtarë të një superfuqie. Janë fëmijë të hutuar që janë përdorur. Çojini në shtëpi”, tha ai.

Sipas autoriteteve ukrainase, më shumë se dy mijë civilë u vranë në një javë lufte, teksa raportohet se një milion persona kanë lënë Ukrainën dhe janë zhvendosur në shtetet fqinje. Uji dhe ushqimi janë të pakta, por forcat e armatosura dhe popullsia vazhdojnë të rezistojnë, teksa Moska pranon se ka humbur 500 ushtarë gjatë luftimeve në Ukrainë.

Delegacionet e dy vendeve pritet të takohen sërish mëngjesin e sotëm për të diskutuar për një armëpushim të mundshëm sot, teksa Moska deklaroi një ditë më parë se në tavolinë do të jetë edhe armëpushimi.

Një qëndrim i ri i ashpër kundër luftës së Vladimir Putin nga komuniteti ndërkombëtar ka ardhur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së që u zhvillua dje, teksa Gjykata Ndërkombëtare Penale ka hapur një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga rusët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga sulmet ruse në zonat në veri të Kievit
Previous article "BIONDE APO BRUNE"/ Plas sherri në Për’puthen, Efi acarohet me Mevlanin: Nuk bëhem pjesë e trekënëdshave

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT