Pavarësisht se Lulzim Basha është shprehur në çdo dalje që protestat e Partisë Demokratike janë model, e kundërta po ndodh sot para Kryeministrisë.
Militantë të maskuar me lëndë piroteknike, kapsolla, bojë e flakadanë kanë sulmuar efektivët e Policisë dhe godinën e Kryeministrisë.
Policia nga ana e saj, krejt paqësore, vijon t’u bëjë thirrje protestuesve që të ndalin sulmin e të protestojnë paqësisht. Mirëpo thirrjet e Policisë duket se nuk po merren parasysh nga militantët e mbledhur në shesh nga Basha dhe Kryemadhi


