• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULM TERRORIST NË SOMALI/ Kamikazi hedh veten në erë, 13 të vdekur, mes tyre politikanë e zyrtarë të vendit
Home
Nderkombetare

SULM TERRORIST NË SOMALI/ Kamikazi hedh veten në erë, 13 të vdekur, mes tyre politikanë e zyrtarë të vendit

19 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën 13 persona u vranë në Somalinë qendrore të shtunën pasi një nje person shpërtheu eksploziv mbi trupin e tij në një restorant të mbushur me zyrtarë dhe politikanë vendas.

Të vdekurit ishin kryesisht civilë dhe 20 të tjerë u plagosën në qytetin Beledweyne, tha zëdhënësi i policisë Dini Roble Ahmed. Shpërthimi shkaktoi “dëme të mëdha”, shtoi ai.
Një dëshmitar në Beledweyne tha se ai ndihmoi në evakuimin e të plagosurve pas sulmit të mesditës.

“Kam numëruar shtatë të vdekur, duke përfshirë ushtarë dhe civilë, dhe mbi 10 të plagosur,” tha Aden Farah, një plak lokal.

Policia dhe zyrtarët qeveritarë konfirmuan se sulmi në restorant ishte rezultat i një kamikaze, por nuk dhanë numrin e viktimave.

Seri sulmesh

Al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin, sipas një raporti të inteligjencës SITE, e cila monitoron grupet e armatosura në internet. Grupi, i cili sulmon shpesh objektivat e qeverisë dhe civilët, ka kryer dy sulme në dy javët e fundit. Al-Shabab e lidhur me Al-Kaedën synon të rrëzojë qeverinë qendrore. Një nga të vrarët në sulmin në Beledweyne ishte një kandidat në zgjedhjet parlamentare në vazhdim, thanë banorët. Zgjedhjet parlamentare filluan më 1 nëntor dhe fillimisht duhej të përfundonin më 24 dhjetor, por aktualisht do të përfundojnë më 25 shkurt.

Sipas procesit të tërthortë zgjedhor të Somalisë, delegatët, të cilët përfshijnë pleqtë e klanit, zgjedhin anëtarët e dhomës së ulët, e cila më pas do të zgjedhë një president të ri në një datë që ende nuk është caktuar. Sulmet e fundit nga al-Shabab mund të paraqesin më shumë probleme për zgjedhjet, të cilat janë vonuar me një vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ I infektuar me Covid-19, ndërron jetë një fëmijë nën moshën 9-vjeçare
Previous article TENTOI TË SHMANGË TESTIN E ALKOOLIT/ I riu në Korçë i ofron policit 20 mijë lekë, efektivi i vë prangat

Delo.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT