Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm, pasi porti i Hodeidahut në Jemen, i kontrolluar nga rebelët Huthi, u godit nga një sulm ajror. Sipas raportimeve, nga sulmi janë shkatërruar depo karburanti dhe qendra telekomunikacioni.
Milicia e mbështetur nga Irani akuzon Arabinë Saudite për sulmin dhe ka kërcënuar me hakmarrje. Mediat e lidhura me Huthit kanë lënë të kuptohet se objektiv i mundshëm mund të jenë terminalet e kompanisë saudite të naftës Aramco.
Pak orë më parë, një cisternë nafte saudite u godit nga një dron në Detin e Kuq, duke pësuar dëme të lehta. Ndërkohë, prej 36 orësh, forcat besnike të qeverisë së Jemenit, të mbështetura nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë nisur një ofensivë kundër Huthive, duke sinjalizuar rifillimin e luftës civile. Përleshjet po zhvillohen në veriperëndim të vendit, mes bregdetit dhe kufirit me Arabinë Saudite, ndërsa diplomatë nga Omani po përpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim.


