• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULM ME DRON/ Vritet një udhëheqës i lartë i Al-Kaidës
Home
Nderkombetare

SULM ME DRON/ Vritet një udhëheqës i lartë i Al-Kaidës

23 October, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Përmes një sulmi me dron, Shtetet e Bashkuara më 22 tetor kanë vrarë në Siri një udhëheqës të lartë të Al-Kaidës, tha Komanda Qendrore amerikane.

Vdekja e Abdul Hami dal-Matar “do të shkatërrojë aftësinë e organizatës për të organizuar dhe kryer sulme botërore që kërcënojnë qytetarët amerikanë, aleatët tanë dhe civilët e pafajshëm”, tha zëdhënësi i Komandës Qendrore, majori, John Risgbee përmes një deklarate.

“Ne nuk kemi asnjë indikacion për viktima në mesin e civilëve nga ky sulm, që u krye duke përdorur avionin MQ-9”, tha Rigsbee, duke iu referua një lloji të dronit, shkruan Radio Europa e Lirë.

Ky sulm në veriperëndim të Sirisë vjen dy ditë pas një sulmi ndaj një post-blloku amerikan në jug të Sirisë. Megjithatë, Rigsbee nuk tha nëse sulmi me dron ishte kryer në shenjë hakmarrjeje.

Shtetet e Bashkuara më herët gjatë javës konfirmuan se garnizoni Al-Tanf ishte sulmuar më 20 tetor, duke thënë se nuk kishte të lënduar në mesin e personelit amerikan.

Në deklaratën e Komandës Qendrore thuhet se sulmuesit përdorën “dronë dhe shtënë me armë” drejt Al-Tanf, një garnizon në jug të Sirisë, që u krijua më 2016, si pjesë e luftës kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Rigsbee tha se Al-Kaida vazhdon të paraqesë kërcënim për SHBA-në dhe aleatët e saj dhe se ky grup e përdor Sirinë si strehë të sigurt për t’u “rindërtuar, koordinuar me aleatët dhe për të planifikuar operacione të jashtme”.

SHBA-ja do të vazhdojë të targetojë anëtarët e Al-Kaidës dhe organizatave të tjera terroriste që kanë për qëllim të dëmtojnë SHBA-në, tha Risgbee.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË LEZHË/ Makina “fluturon në ajër” 60-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spitalin e Traumës
Previous article DOSJET E KRIMIT DHE KORRUPSIONIT/ Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano takim me kreun e SPAK, Arben Kraja

Delo.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë Botë

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa Botë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende Aktualitet

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT