• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULM GLOBAL I HAKERAVE? Goditet kompania gjigante e sigurisë dhe infrastrukturës së internetit, mijëra website e platforma nuk funksionojnë
Home
Teknologji

SULM GLOBAL I HAKERAVE? Goditet kompania gjigante e sigurisë dhe infrastrukturës së internetit, mijëra website e platforma nuk funksionojnë

18 November, 2025 s.autor Teknologji

Një ndërprerje e përmasave globale ka goditur sot shërbimet e Cloudflare, kompaninë gjigante të sigurisë dhe infrastrukturës së internetit, duke shkaktuar probleme serioze në platforma si X (ish-Twitter), OpenAI, Canva, PayPal, Uber si dhe në një sërë lojërash online.

Incidenti nisi rreth orës 12:00 me orën e Shqipërisë, kur kompania publikoi njoftimin se po përjetonte një “problem në serverë” që po ndikonte mijëra klientë në të gjithë botën. Përdoruesit e X, ChatGPT përballeshin me probleme.

Edhe faqja zyrtare e statusit të Cloudflare pësoi dështime, duke humbur dizajnin e saj bazë dhe duke lënë të kuptohet se problemi ishte i thellë dhe prekte sistemet qendrore të kompanisë.

Cloudflare është një nga shtyllat kryesore të internetit modern, duke ofruar DNS, firewall, mbrojtje nga sulmet DDoS, CDN dhe sisteme sigurie për miliona faqe në mbarë botën. Ndaj, çdo problem në këtë nivel kthehet automatikisht në një efekt domino për qindra platforma që varen nga shërbimet e saj.

Ndërprerja, e cila preku rrjete sociale, faqe interneti, aplikacione bankare dhe lojëra, tregon sesa i brishtë bëhet interneti kur infrastruktura bazë ka probleme. Analistët nuk përjashtojnë mundësinë e një sulmi masiv, një gabim kritik konfigurimi, ose një komprometim të ndonjë partneri të jashtëm.

Ekspertët këshillojnë përdoruesit të jenë të duruar, pasi problemi nuk lidhet me pajisjet e tyre, ndërsa bizneset që përdorin Cloudflare inkurajohen të verifikojnë log-et dhe të përgatisin opsione alternative, në rast se incidenti përsëritet

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BUXHETI I SHKON MINISTRISË QË VJEDH MË SHUMË"/ Balliu e akuzon, Balluku i përgjigjet: Vjedhjen e ke pasur edukatë familjare
Previous article DOSJA "METAMORFOZA"/ Gjykata e Posaçme jep dënimet, ja sa vite burg do vuajë Behar Bajri dhe të tjerët

s.autor

Postime të ngjashme

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian Teknologji

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT