• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULM BARBAR NË ITALI/ Shqiptari vritet mizorisht nga një grup bashkatdhetarësh
Home
Aktualitet
Kronikë

SULM BARBAR NË ITALI/ Shqiptari vritet mizorisht nga një grup bashkatdhetarësh

9 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin italian të Pratos, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një sulmi brutal me thikë.

Sipas autoriteteve italiane, viktima u rrethua nga disa bashkatdhetarë dhe u godit me thikë në bark. Pas sulmit, ai u la i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ndihmës së parë dhe transportimit në spital, shqiptari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë pak minuta më vonë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën midis Chiesa Nuova dhe Galceti, pranë kopshtit të rrugës Baracca, ku tashmë janë vendosur forcat e policisë për hetime intensive. Po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë dhe po mblidhen dëshmi nga kalimtarë dhe banorë të zonës, me qëllim identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të motivit të krimit.

Prokuroria e Pratos, nën drejtimin e prokurorit Luca Tescaroli, ka nisur një çështje penale për vrasje të qëllimshme. Sipas burimeve zyrtare, hetimet po përqendrohen në rrethanat e konfliktit dhe në identifikimin e autorit kryesor të goditjes me thikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Policia e Shtetit me plan masash: Mbi 5 mijë punonjës policie do angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore
Previous article INTERVISTA/ Rama për Corriere della Sera: Me ‘Giro d’Italia’ bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët Aktualitet

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati Aktualitet

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

SEANCA NË GJKKO/ Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet Aktualitet

SEANCA NË GJKKO/ Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT