• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SUEDIA MERR KRYESIMIN E PRESIDENCË SË BE-SË/ Nikolla: Vazhdimësi e politikave të zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor
Home
Politikë

SUEDIA MERR KRYESIMIN E PRESIDENCË SË BE-SË/ Nikolla: Vazhdimësi e politikave të zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor

2 January, 2023 s.autor Politikë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vlerëson Presidencën Çeke dhe uron Presidencën Suedeze të BE-së: Vazhdimësi e politikave të zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor.

“Pas përfundimit me sukses të Presidencës Çeke, Suedia mori Presidencën e rradhës së BE.

Angazhimi për mbështetjen e Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë kundër agresionit të Rusisë nuk e pengoi BE-në të hedhë hapa të vendosur drejt zgjerimit dhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë Presidencës Çeke Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut filluan negociatat e anëtarësimit në BE.

Shtetet anëtare dhanë gjithashtu pëlqimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, proces që do të realizohet brenda vitit 2023.

Samiti BE-Ballkan Perëndimor i 6 dhjetorit ishte një sukses për Shqipërinë, rajonin dhe vetë BE-në.

Përgëzime kolegëve, Markéta Pekarová Adamová, Kryetare e Dhomës së Deputetëve, dhe Miloš Vystrčil, Kryetar i Senatit, për kontributin parlamentar në suksesin e Presidencës Çeke të BE-së, mbështetjen parlamentare të politikave të zgjerimit dhe fillimit të negociatave me Shqipërinë.

Një Evropë më e sigurt, më e lirë, më e gjelbër, integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e popujve të rajonit në BE do të jenë prioritetet e Presidencës suedeze.

Urime Kryetarit të Riksdag, Andreas Norlén, për përgatitjet për një dimension të fuqishëm parlamentar të Presidencës suedeze, për të cilat do të diskutojmë me kolegët kryeparlamentarë evropianë në 26 janar.

Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me Parlamentin Evropian, Riksdag-un suedez dhe parlamentet e vendeve të tjera anëtare për përshpejtimin dhe suksesin e procesit të negociatave.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E RASTEVE ME COVID-19/ BE mblidhet për t’iu përgjigjur situatës: Ja veprimet që duhet të ndërmarrim
Previous article PARALAJMËRON shefi i NASA-S: Kinamund të pretendojë se Hëna është territori i saj, të sigurohemi që...

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT