• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SUBJEKT ME SHUMË DRITËHIJE…”/ Eksperti: Bistri ka mbajtur nën vëzhgim Ballën dhe një funksionar tjetër të lartë të PS…
Home
Aktualitet
Kronikë

“SUBJEKT ME SHUMË DRITËHIJE…”/ Eksperti: Bistri ka mbajtur nën vëzhgim Ballën dhe një funksionar tjetër të lartë të PS…

31 January, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1 milion euro të ish-shefit të Forcave Operacionale, Oltion Bistri, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë në “Tirana Live” në “ABC” foli për hetimin pasuror të ndërmarrë ndaj Oltion Bistrit. Gjatë intervistës në studio eksperti i Kriminalistikës theksoi se akuzat ndaj tij do të rëndohen.

Një tjetër detaj të cilën Karamuço e ndau gjatë kësaj intervistë është fakti se Oltion Bistri në mënyrë të paligjshme ka mbajtur nën vëzhgim Taulant Ballën, ngjarje e ndodhur kjo sipas tij, gjatë 2022. Ndërsa theksoi se ish-shefi i Forcave Operacionale, Bistri ka shkaktuar përplasje të forta mes politikës dhe Policisë së Shtetit.

Ervin Karamuço: Shtohen akuzat dhe me verifikimin pasuror do t’i shtohet edhe akuza e fshehjes së pasurisë. SPAK ka ndërmarrë një hetim duke rikuperuar dy filtra që nuk kanë funksionuar nga pikëpamja institucionale që janë inspektorati i lartë i deklarimit të pasurisë dhe drejtoria e informacionit. Askush nuk ka ngritur dyshime se nga i kishte të ardhura ky person, asnjëherë nuk u hetua edhe integriteti i këtij personi. Ky person ka mbajtur në vëzhgim në mënyrë të paligjshme dhe atë që është sot ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Kemi të bëjmë me një subjekt me shumë dritëhije që ka bashkëpunuar edhe me segmente të krimit. Tre persona kanë qenë në tavolinë, Taulant Balla dhe një funksionar tjetër i lartë i PS, kanë pikasur një person që ka bërë vëzhgime. Ka shkaktuar shumë probleme në atë kohë dhe përplasje mes politikës dhe Policisë së Shtetit ku emri i tij është përmendur në disa raste. Kjo ndodh kur personat nuk bëjnë punën e Policisë së Shtetit, por shpërdorojnë detyrën

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITEN BANESAT NË MEMALIAJ/ Hajdutët marrin para, bizhuteri, por edhe ushqime
Previous article TENTOI TË VRISTE DY POLICË/ Arrestohet në Bruksel 38-vjeçari shqiptar (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë Aktualitet

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT