• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“STUHIA QË PO TRONDIT TREGUN E GAZIT”/ Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: BE po diskuton për të rritur ndjeshëm furnizimet nga TAP-
Home
Ekonomi

“STUHIA QË PO TRONDIT TREGUN E GAZIT”/ Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: BE po diskuton për të rritur ndjeshëm furnizimet nga TAP-

2 February, 2022 s.autor Ekonomi

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço ka analizuar ndikimin që po sjell kriza Ukrainë-Rusi në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një komenti në rrjetet sociale ai thotë se ndërkohë që çmimi i gazit është dy-tre fishuar, Europa dhe SHBA po sheh mundësi të reja. BE po diskuton gjithashtu me Azerbajxhanin për të rritur ndjeshëm furnizimet me gaz nëpërmjet Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), që kalon nga Shqipëria.

Ndërkaq ExonMobil dhe Excelerate po kryejnë një studim fizibiliteti, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mirëkuptimi me qeverinë shqiptare, për hapjen e mundshme të terminalit të Gazit të Lëngshëm në Vlorë.

KOMENTI

NDIKIMI QË PO SJELL KRIZA UKRAINE-RUSI NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Shumë biznese në Shqipëri janë në dijeni se çmimi i gazit është dy-tre fishuar kohët e fundit. “Stuhia” e fortë që po trondit tregun e gazit ka për bazë dy arsye kryesore. Nga njëra anë pandemia ka ndërprerë zinxhirin e furnizimit dhe flukset e ofertës, nga ana tjetër, si taktikë me situatën në Ukrainë, Rusia ka reduktuar eksportet drejt Europës duke e mbajtur furnizimin me gaz në nivele minimale.

Në përgjigje të situatës, Europa dhe SHBA po shohin për mundësi të reja për të diversifikuar burimet e furinizimit me energji në Europë. 3 zhvillime interesante, dy prej të cilave kanë lidhje me Shqipërinë po marrin formë.

Komisioni Evropian po fillon sot bisedimet me Katarin, duke synuar një furnizim shumë më të madh të gazit nga vendet e Gjirit. BE po diskuton gjithashtu me Azerbajxhanin për të rritur ndejeshem furnizimet me gaz nëpërmjet Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), që kalon nga Shqipëria.

Së treti, dhe kjo ka nisur para krizës, ExonMobil dhe Excelerate po kryejnë një studim fizibiliteti, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mirëkuptimi me qeverinë shqiptare, për hapjen e mundshme të terminalit të Gazit të Lëngshëm në Vlorë. Nëse shkon përpara, do të krijonte një burim të rëndësishëm, shtesë të furnizimit me gaz për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën, duke diversifikuar më tej burimet e energjisë të Evropës.

Për më tepër një kontratë e mundshme shqiptare me ExonMobil, një nga prodhuesit më të mëdhenj të gazit natyror në botë, do të ishte një nga investimet më të mëdha të huaja direkt për Shqipërinë dhe do ta kthente vendin në një furnizues të mundshëm rajonal të gazit në Ballkanin Perëndimor. Ka potencial që disa zhvillime mund të sjellin një ndikim konkret në të ardhmen e afërt!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THA SE E HOQËN NGA PUNA PASI BËRI AKSIDENT/ Reagon shoqja e Einxhel: Isha duke të çuar me makinën time në xhirime...
Previous article SHQYRTIMI I STATUTIT TË BERISHËS/ PD kërkesë Gjykatës për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri

s.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT