Tirana është zgjuar “vonë” sot nga stuhia e djeshme me erë dhe me reshje shiu që ishte paralajmëruar nga meterologët një ditë më parë.
Rrugët duken bosh, shumë prej qytetarëve që janë akoma këto ditë gushti në kryeqytet shihen teksa vrapojnë për të kapur orarin e tyre të punës, ndërsa temperaturat dukshëm kanë rënë.
Mëngjesin e sotëm u regjistrua edhe temperatura më e ulët e muajit gusht ajo 22 gradë celsius.
Fotot mëposhtë vijnë nga redaksia e ALPENews.al.
/ALPENews.al