• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUHI E RRALLË NË SHBA/ Dëborë, erë e fortë dhe temperatura të acarta nga Teksasi deri në Florida
Home
Nderkombetare

STUHI E RRALLË NË SHBA/ Dëborë, erë e fortë dhe temperatura të acarta nga Teksasi deri në Florida

21 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një stuhi e rrallë dimri ka “pushtuar” sot shtetet jugore të SHBA-së përgjatë Gjirit të Meksikës, duke sjellë borë të dendur dhe erë të fortë, në një zonë ku fenomene të tilla moti janë të rralla, ndërkohë që shumica e pjesës tjetër të vendit mbetet nën temperatura të acarta.

Screenshot_15Ndërsa stuhia drejtohet në drejtim të lindjes, ekipet përkatëse kanë rihapur autostradat në Hjuston. Në qendër të qytetit, rrugët të mbuluara me borë, ishin pothuajse bosh gjatë mëngjesit.

Screenshot_13

Abigail Abrecht, një mësuese matematike në shkollën e mesme ‘Cypress Woods’ në Harris County, tha se autoritetet lokale kanë njoftuar se nuk do të ketë mësim sot dhe nesër të mërkurën.

“Kam gjashtë vjet që punoj në këtë shkollë në Teksas dhe kurrë nuk ka pasur mbyllje për shkak të motit, veçanërisht një stuhi dëbore,” tha mësuesja.

Reshje dëbore janë regjistruar gjithashtu në New Orleans, dhe deri në fund të ditës pritet që dëborë të arrijë deri në 20 centimetra, duke vendosur në këtë mënyrë një rekord të ri, duke thyer rekordin e vitit 1895.

Screenshot_14

Hera e fundit që në qytet ka pasur reshje dëbore ka qenë viti 2009, sipas Shërbimi Kombëtar i Shërbimit të Motit.

Stuhia pritet të prekë edhe Misisipin, Georgian dhe Floridën.
Në Alabama pritet që dëbora të arrije ëeri në 12.5 centimetra, gjë që nuk ka ndodhur në më shumë se 60 vjet.

Shërbimi i meteorologjik ka lëshuar një paralajmërim për stuhi të acartë për Teksasin juglindor dhe jugperëndimin e Luizianës.
Temperaturat pritet të bien nën zero në të gjithë rajonin.

Screenshot_12

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të marrin masa për të shmangur ngricat dhe për të parandaluar ngrirjen e tubave të ujit në shtëpitë e tyre.

Parashikuesit paralajmërojnë gjithashtu se akulli dhe erërat e forta mund të pengojnë transportin ajror për disa ditë, apo edhe të shkulin pemët dhe të ndërpresin energjinë elektrike në vend.

Shërbimet publike u mbyllën në Atlanta dhe Montgomery, Alabama, dhe shumë shkolla anuluan mësimet.

Në veri pjesa më e madhe e SHBA-së lindore është duke përjetuar një stuhi të ftohti polar që pritet të zgjasë disa ditë.

Në Çikago, termometri tregoi -21 gradë Celsius, ndërsa pranë Grand Lake, Kolorado, u regjistrua një temperaturë prej -39 gradë, më e ulëta në të gjithë SHBA-në mëngjesin e sotëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI NË PIKUN E GRIPIT"/ Brataj tregon si është situata në vendin tonë: Prezent Covid dhe RSV-ja
Previous article ZHDUKET BABAI I TRE FËMIJËVE NË SHKODËR/ Ishte duke punuar pranë lumit Shalës, e mori vëllai i pronarit dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT