• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUHI DHE PËRMBYTJE NË FILIPINE/ Shkon në 40 numri i viktimave
Home
Nderkombetare

STUHI DHE PËRMBYTJE NË FILIPINE/ Shkon në 40 numri i viktimave

4 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Numri i viktimave nga tajfuni në Filipine është rritur në 40 persona, njoftuan autoritetet pasditen e sotme pasi stuhia e fuqishme shkaktoi reshje të dendura dhe përmbytje në zonat qendrore të vendit, duke përmbytur shtëpi dhe detyruar mijëra banorë të evakuohen.

Sipas burimeve, edhe pse Kalmagi i njohur në vend me emrin “Tino”, është dobësuar që prej momentit kur goditi vendin në orët e para të mëngjesit të së martës, vazhdon të përfshijë.

Filipinet me erëra që arrijnë deri në 130 km/orë dhe me rrëmbime deri në 180 km/orë, ndërsa lëviz mbi ishujt Visayas në drejtim të veriut të Palaëanit dhe Detit të Kinës Jugore.

Një helikopter ushtarak u rrëzua gjatë një misioni ndihme, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit. Ushtria filipinase njoftoi se një ekip kërkimi dhe shpëtimi gjeti trupat e pajetë të pilotit dhe anëtarëve të tjerë të ekuipazhit të helikopterit Huey në ishullin Mindanao.

Pothuajse 400 mijë persona janë zhvendosur si pasojë e stuhisë së fuqishme që ka përmbytur zona të gjera në qendër të vendit. Sipas autoriteteve, shumica e viktimave kanë humbur jetën nga mbytja ose rrëzimi i mbetjeve dhe rrënojave.

Qytete të tëra në ishullin Cebu janë përmbytur, ndërsa banorët kërkojnë strehë në çatitë e shtëpive, për t’u shpëtuar ujërave të turbullta që tërheqin makina, kamionë dhe kontejnerë gjigantë.

Autoritetet kanë nisur operacione të gjera kërkimi dhe shpëtimi, me shpresën për të gjetur të mbijetuar. Tajfuni Kalmagi ka shkaktuar përmbytje masive dhe evakuime në rajonin e Visayas, ndërsa Vietnami po përgatitet për goditjen e tij, vetëm disa ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse që kanë goditur vendin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Neda Balluku i jep fund martesës pas 10 vitesh!
Previous article DENIS DYRNJAJA/ Gjykata foli, të tjerët bëjnë “llak llak” kot

s.autor

Postime të ngjashme

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT