• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUHI DHE PËRMBYTJE NË EVROPËN QENDRORE/ Ekspertët ngrenë alarmin: Situata do të përkeqësohet
Home
Nderkombetare

STUHI DHE PËRMBYTJE NË EVROPËN QENDRORE/ Ekspertët ngrenë alarmin: Situata do të përkeqësohet

15 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Evropa Qendrore po përballet me stuhi dhe reshje të dendura shiu.

Një digë në Poloninë Jugperëndimore shpërtheu mbrëmjen e së shtunës, pas reshjeve të dendura, ndërsa ekipet e emergjencës në Poloni, Çeki dhe pjesë të Austrisë vazhdojnë të përballen me përmbytje të mëdha, të konsideruara historike, për shkak të reshjeve që nuk kanë të pushuar në të gjithë Evropën Qendrore.

Komuna e Silezisë së Poshtme, Bystrzyca Klodzka, në Poloni kanë bërë me dije se diga në Miedzygorze ishte tejmbushur, pavarësisht përpjekjeve për të larguar ujin dhe për të parandaluar përmbytjen.

Sipas mediave të huaja, autoriteti Rajonal i Menaxhimit të Ujit në Wrocłaë e quajti situatën ”kritike” duke nxitur evakuime nga fshatrat.

Reshjet ekstreme po bëhen më të mundshme në Evropë, si në pjesën më të madhe të botës, për shkak të ndryshimeve klimatike.

Një atmosferë më e ngrohtë mund të mbajë më shumë lagështi, gjë që mund të çojë në reshje më të mëdha shiu. Zona e Mikulovices, pranë kufirit polak, u përmbyt në mëngjesin e sotëm.

Në qytetin jugor të Ceske Budejovice, zjarrfikësit kanë ngritur barriera kundër përmbytjeve përgjatë lumenjve Malse dhe Vltava që nga mbrëmja e së premtes. Në Pragë, përgatitjet për përmbytjen e pritshme të Vltava ishin të plota, me barriera përmbytëse që u ngritën përgjatë brigjeve të lumit. Trafiku i transportit është pezulluar.

Sipas meteorologëve, nivelet e ujit në lumenjtë në Çeki pritet të rriten më tej gjatë fundjavës. Disa zona kanë parë nga 50 deri në 110 litra reshje për metër katror që nga e premtja.

Ndërkohë, në Austri, 42 komuna janë shpallur zona katastrofash pasi nivelet e përmbytjeve në vend vazhduan të rriteshin. Situata është veçanërisht e tensionuar përgjatë lumenjve Kamp dhe Kremps, të cilët derdhen në Danub. Stephan Pernkopf, zëvendësguvernator i Austrisë së Poshtme, tha se mbrojtja e rajonit nga përmbytjet, e forcuar pas përmbytjeve të rënda në 2002,  ishin krijuar për t’i bërë ballë përmbytjeve që ndodhin statistikisht një herë në 100 vjet.

Megjithatë, me reshjet e dendura të shiut që pritet të vazhdojnë, meteorologët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet. Ata thonë se Danubi mund të arrijë nivelet që shihen një herë në 30 vjet në rajonet Weinviertel dhe Mostviertel të Austrisë.

Të paktën pesë persona u vranë në Rumaninë Lindore të shtunën pasi vendi u godit nga shirat e dendur dhe përmbytjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU DHE GROPOSI 34-VJEÇARIN NË 2018/ Kush është Agron Tufa, që u ekstradua këtë të diel nga Italia
Previous article "FJETE TANI, VENDOS GRIMIN"/ Dalin PËRGJIMET, si drejtonin bandën e drogës dhe prostitucionit 3 vëllezërit shqiptarë në Torino

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT