Studiuesit kanë gjetur dëshmi për një trup ekzistues të ujit të lëngshëm në Mars. Liqeni i supozuar ndodhet nën kapakun polar jugor të Planetit të Kuq, dhe është rreth 20 km i gjatë. Hulumtimet e mëparshme gjetën shenja të mundshme të ujit të rrjedhshëm të lëngshëm në sipërfaqen e Marsit, por kjo është shenja e parë e një trupi të vazhdueshëm e ujit në planet në ditët e sotme.
Shtretërit e liqenit si ato të eksploruara nga NASA tregojnë se uji ishte i pranishëm në sipërfaqen e Marsit edhe në të kaluarën. Megjithatë, klima e planetit është ftohur për shkak të atmosferës së tij të hollë, duke lënë shumicën e ujit të izoluar në akull. Zbulimi u bë duke përdorur teknologjinë Marsis, një instrument në bordin e Mars Express Orbiter. “Ky ndoshta nuk është një liqen shumë i madh,” thotë Prof Roberto Orosei nga Instituti Kombëtar Italian për Astrofiziken, i cili udhëhoqi studimin.
“Marsis” nuk ishte në gjendje të përcaktojë se sa e thellë mund të jetë shtresa e ujit, por ekipi hulumtues vlerëson se është një minimum prej një metër. “Kjo me të vërtetë e kualifikon këtë si një burim uji. Një liqen, jo një lloj uji i shkrirë që mbush një hapësirë midis shkëmbit dhe akullit, siç ndodh në akullnajat e caktuara në Tokë”, shtoi Prof Orosei. Instrumentet radarë si “Marsis” shqyrtojnë sipërfaqen dhe sipërfaqen e menjëhershme të planetit duke dërguar një sinjal dhe duke shqyrtuar atë që është kthyer mbrapsht.
Linja e bardhë e vazhdueshme në krye të rezultateve të radarit, shënon fillimin e Depozitës së Shtresës Polare të Jugut. Poshtë saj, studiuesit zbuluan diçka të pazakontë. “Në dritën blu mund të shihni se reflektimet nga fundi janë më të forta se reflektimi i sipërfaqes. Kjo është diçka që na tregon për praninë e ujit”, thotë Prof Orosei.





