• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Vetëm 2.5% e italianëve kanë zhvilluar antitrupa Covid-19
Home
Nderkombetare

STUDIMI/ Vetëm 2.5% e italianëve kanë zhvilluar antitrupa Covid-19

4 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet italiane kanë zbuluar se vetëm 2.5% e italianëve, ose 1.482,000 njerëz, kanë antitrupa Covid-19 pavarësisht se është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në Europë.

Sipas rezultateve të një studimi kombëtar të publikuar të hënën, rajoni verior i Lombardisë, më i goditur nga pandemia, raportoi numrin më të lartë të personave me antitrupa, 7.5%, ndërsa dy ishujt kryesorë italianë, Siçilia dhe Sardenja, kishin numrin më të ulët 0.3% të popullsisë.

“Rezultatet e ndryshme të sondazhit janë shumë të rëndësishme. Kjo do të thotë që masat e ashpra dhe të rrepta të miratuara nga qeveritë qendrore dhe rajonale, dhe respektimi i masave nga populli italian arriti të shmangte një përhapje më masive të virusit, “tha Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza gjatë një konference për shtyp të hënën.

Sipas anketës, pothuajse një e treta e atyre që rezultuan pozitivë për antitrupa ishin simptomatikë. Numri aktual i personave me antitrupa është gjashtë herë më i lartë se ai i regjistruar gjatë pandemisë, tha Linda Laura Sabbadini, shefe e Institutit Kombëtar të Statistikave (Istat).

Sondazhi, është kryer në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Italian, midis periudhës 25 maj dhe 15 korrik. U testuan mostrat e gjakut të 64.660 njerëzve nga 2,000 fshatra dhe qytete në të gjithë Italinë, të ndarë sipas gjinisë, profesionit dhe grupmoshave. Sondazhi nuk përfshiu njerëz të institucioneve të kujdesit shëndetësor.

Në maj, qeveria deklaroi se sondazhi do të përfshijë 150,000 njerëz, por “urgjenca shëndetësore e bëri procedurën e anketimit më të komplikuar”, por “një burim jashtëzakonisht të dobishëm të të dhënave”, shpjegoi Sabbadini gjatë një konference për shtyp

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLET MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PD PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR DEPUTET/ Mustafaj skeptik ndaj Bashës: Shpresoj që në fund të dal i paturpëruar
Previous article PUNONTE NË NJË PALLAT NDËRTIMI/ Bie nga lartësia 55-vjeçari në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT