Para se të porosisë, shikon me kujdes menunë dhe pyet shpesh kamarierin – Tip kërkues, merr kohën e vet për të zgjedhur partneren dhe nuk bën seks me kë t’i dalë përpara. Një femër duhet ta “pushtojë” edhe në kokë, për ta eksituar nuk mjafton vetëm nuditeti.
Të shikon në sy ndërkohë që ha – Është mashkull i aftë për të ndjerë dhe treguar emocion dhe me shumë mundësi për të nuk ka seks pa dashuri. E sheh femrën në sy edhe kur bën seks.
Ha shumë shpejt, pa u përtypur mirë – Është i shpejtë edhe në shtrat. Kur i vë syrin një femre, duhet ta ketë sa më shpejt të jetë e mundur.
Kalon menjëherë në sulm dhe lë pas dore përkëdheljet.
Prek shpesh flokët kur ha – I pëlqen shumë vetja dhe nuk është i sinqertë. Më shumë është i interesuar për “pushtimin” sesa për marrëdhënien në vetvete. Dashurohet shpejt e po kaq shpejt i zhduket ndjenja.
Para se të porosisë, pret që të vendosë femra – Tregon që është tip që përshtatet dhe i kujdesshëm ndaj shijeve të femrës.
Nuk është maksimumi në imagjinatë, por impenjohet dhe i mirëpret sugjerimet.
Ha ngadalë – Edhe në shtrat do të marrë të gjithë kohën që i duhet për lojëra. I pëlqen të studiojë trupin e partneres./shije


