• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ “Sindroma e Havanës”, një akt lufte apo një histeri masive?
Home
Nderkombetare

STUDIMI/ “Sindroma e Havanës”, një akt lufte apo një histeri masive?

31 October, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Nga Spenser Bokat-Lindell

Në fundin e vitit 2016 dhe fillimin të vitit 2017, 21 diplomatë amerikanë në Kubë nisën tëpërjetojnë simptoma neurologjike serioze dhe në disa raste dobësuese, pa asnjë shpjegim tëdukshëm, duke përfshirë dhimbjet e kokës, të vjellat dhe humbjen e dëgjimit, të shkaktuara, raportuan shumica e tyre, nga një tingull i mprehtë, si të ishin goditur nga një “rreze epadukshme energjie”.

Shtëpia e Bardhë u bind shumë shpejt, se ato simptoma ishin rezultat i “sulmeve specifike”: Administrata Trump reagoi duke dëbuar 15 diplomatë kubanë nga Uashingtoni, dhe duke tërhequr shumicën e stafit të saj nga ambasada në Havanë.

Pesë vjet më vonë, më shumë se 200 zyrtarë të qeverisë amerikane në vende të ndryshmeanembanë botës, kanë pretenduar se janë prekur nga ajo që tani njihet si “Sindroma e Havanës”. Raportet për një seri rastesh të ngjashme misterioze në Hanoi të Vietnam, vonuan me disa orë vizitën e zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris në gushtin e këtij viti.

Në shtator, presidenti Biden nënshkroi një ligj për kompensimin financiar të viktimave.Megjithatë shkaku mbetet i mbuluar me mister, spekulime dhe dyshime. Teoria kryesore nëmesin e zyrtarëve të inteligjencës amerikane, ia atribuon sëmundjen jo vetëm “sulmeve specifike”, por edhe atyre të ekzekutuara përmes armëve sekrete me mikrovalë, të përdorura nga agjentët e fuqive të huaja armiqësore, dhe sidomos nga Rusia.

Nëse kjo çështje ju tingëllon si një temë nga një film me Xhejms Bondin, atëherë nuk jeni vetëm. Një nga arsyet pse dezinformimi është kaq i vështirë për t’u ç’rrënjosur nga vetëdija publike, është se ky është një proces i lodhshëm.

Në vitin 2018, revista e njohur e Shoqatës Mjekësore Amerikane, publikoi një studim mbi 21 diplomatët, të udhëhequr nga Dagllas H.Smith, drejtori i Qendrës për Dëmtimin dhe Riparimin e trurit në Universitetin e Pensilvanisë. Smith dhe ekipi i tij, thanë se gjetën shenja të dëmtimit të trurit, por asnjë shenjë goditjeje në kafkën e pacientëve.

“Në fillim të gjithë ishim relativisht skeptikë. Por tani të gjithë janë dakord se diçka ka ndodhur”- thekson Smith. Në fillim zyrtarët e qeverisë amerikanë, sugjeruan se kjo “diçka”ishte shkaktuar nga një lloj arme zanore. Por kjo teori ka qenë pak a shumë e diskredituar.“Unë nuk njoh asnjë efekt akustik, që mund të shkaktojë simptoma të tilla”- thotë për “The New York Times Jurgen Altman, fizikant dhe ekspert i akustikës.

“Një tingull që kalon nëpër ajër nuk mund të tronditë kokën tuaj”-shton ai. Për më tepër, tingujt në regjistrimet e armës së supozuar, u identifikuan më vonë nga biologët si kënga e një specie jashtëzakonisht të zhurmshme, siç është bulkthi.

Në dhjetorin e vitit 2020, Akademia Kombëtare e Shkencave, ofroi një shpjegim alternativ, që ia atribuonte sëmundjen jo zërit, por dritës, në formën e mikrovalëve. Përkrahësit e kësaj teorie flasin për të që njihet si Efekti Fraj. Në fillim të viteve 1960, neuroshkencëtar AlanH.Fraj, vërtetoi se mikrovalët mund ta mashtrojnë trurin për të “dëgjuar” tinguj që nuk ekzistojnë në realitet.

Ai zbulim që çoi në një lloj gare armatimi midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, për krijimin e armës me mikrovalë. “Është e besueshme, që nëse ka gjatësinë e duhur të valës, një rreze elektromagnetike mund të projektohet mbi qindra metra larg, për të krijuar simptomat që përshkruhen në rastet e Sindromës së Havanës.

Nëse është vërtet kështu, ka të ngjarë që këto rreze të ndërhyjnë në funksionet elektrike të trurit dhe sistemit nervor qendror”-shkruan Jan Boid, profesor i inxhinierisë së hapësirës ajrore. Megjithatë, Departamenti i Shtetit theksoi se “çdo shkak i mundshëm mbetet spekulativ”. Deri më tani nuk është gjetur asnjë provë për një armë të tillë, dhe Kuba  dhe Rusia e kanë mohuar se qëndrojnë pas ndonjë sulmi të tillë.

Shumë shkencëtarë mendojnë se teoria e armëve me mikrovalë është e papranueshme. Ndërsa ushtria amerikane ka testuar disa herë pajisje të kontrollit të turmave, të cilat përdorin mikrovalë të fuqishme që mund të udhëtojnë në distanca të gjata, ato janë jashtëzakonisht të mëdha dhe funksionojnë duke e ngrohur lëkurën e njerëzve nga jashtë–brenda; një armë me mikrovalë e aftë të dëmtojë trurin, në fillim do të skuqte mishin e viktimës.

“Ideja që dikush mund të transmetojë sasi të mëdha energjie mikrovalore tek njerëzit dhe të mos jetë e dukshme, bie ndesh me njohurinë e zakonshme që kemi mbi mikrovalët. Sipas kësaj logjike mund të themi se edhe alienët po na godasin me valë elektromagnetike nga planeti Mars”- thotë Kenet Foster, profesor i bioinxhinierisë në Universitetin e Pensilvanisë,  që e ka studiuar Efektin Fraj.

Sheril Rojfer, një ish-kimiste në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos, ndan një pikëpamje të ngjashme. “Provat mbi efektet e armës me mikrovalë, të afta të shkaktojnë simptoma si Sindroma e Havanës, janë shumë të dobëta. Asnjë ithtar i kësaj ideje, nuk ka përshkruar se si do të funksiononte në realitet kjo armë.

Deri më tani nuk është ofruar asnjë provë se një armë e tillë, është e zhvilluar nga ndonjë vend. Pretendimet e jashtëzakonshme kërkojnë prova të jashtëzakonshme, dhe asnjë provë nuk na është ofruar për të mbështetur ekzistencën e kësaj arme misterioze”– shkroi Rojfer në“Foreign Policy”.

Po nëse nuk është tingulli apo drita, çfarë mund ta ketë shkaktuar dëmtimin e trurit që vërehet tek “Sindroma e Havaës”? Shumë ekspertë thonë se “Sindroma e Havanës” është shumë më e mundshme si një sëmundje psikogjenike masive, një dukuri ku njerëzit sëmuren pasi mendojnë se janë ekspozuar ndaj një kërcënimi shëndetësor.

Ekspozimi nuk është i vërtetë, por simptomat – dhe vuajtjet – janë kryesisht rezultat i ndryshimeve në kiminë e trurit dhe lidhjeve nervore, dhe mund të zgjasin me vite. Sëmundje të tilla janë shfaqur ndër shekuj, dhe vazhdojnë të vërehen rregullisht në mbarë botën. (Marrë me shkurtime nga “New York Times” – Bota.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET LOKALE NË MAQEDONINË E VERIUT/ Përfundon raundi i dytë, marrin pjesë afërsisht 49% e qytetarëve
Previous article E TRISHTË/ Ditë zie për Bashën, kryedemokrati humb të atin

Delo.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT