• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
STUDIMI/ Mbetjet kërkojnë 450 mln euro. Strategjia për menaxhimin në të gjithë vendin
Home
Ekonomi

STUDIMI/ Mbetjet kërkojnë 450 mln euro. Strategjia për menaxhimin në të gjithë vendin

26 September, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Në 15 vitet e ardhshme Shqipërisë i nevojiten 450 milionë euro për të menaxhuar mbetjet urbane. Kaq është fatura e studimit për menaxhimin e integruar të mbetjeve qe është hartuar nga Ministria e Infrastrukturës.

 Shqipërisë i duhen rreth 450 milionë euro investime në 15 vitet e ardhshme për menaxhim e integruar të mbetjeve urbane. Ministria e Infrastrukturës ka gati një studim, i cili pritet të miratohet. Buxheti i shtetit duhet të mbajë peshën kryesore në investime ndërsa pjesa tjetër i takon pushtetit vendor.

Për 15 vitet e ardhshme qeveria duhet të investojë 260 milionë euro, ndërsa pushteti lokal 180 milionë euro”, sqaron Isa Memia, përfaqësues i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Strategjia e mbetjeve e ndan Shqipërinë në 10 zona menaxhimi, më e madhja është ajo Tiranë-Durrës, për të cilën deri në 2022-shin duhet të investohen mbi 100 milionë euro, ndërkohë situatës alarmante të plehrave në Durrës qeveria po synon ta zgjidhe me inceneratorin e Tiranës, i cili do të përpunojë dhe mbetjet e qytetit bregdetar.

“Durrësin dhe Tiranë të jenë një zonë për menaxhimin e mbetjeve dhe të shfrytëzohet impanti në kryeqytet. Edhe kostoja do të jetë më e ulët. Jemi në diskutim me Bashkinë e Durrësit që këto qarqe të jenë në zonë më vete”, u shpreh Memia.

Sipas studimit tarifat që duhet të paguajnë qytetarët për trajtimin e plehrave duhet të mbulojë kostot dhe të dy skenarët e publikuar flasin për rritje të çmimit. 80 përqind e të ardhurave do të përballohet nga qytetarët dhe 20 përqind nga bizneset.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETINGU NË POLITIKË/ Ndreu: Ndëshkimi arrihet me prova dhe jo thashetheme
Previous article TRAFIKANTI SHFAQET I PENDUAR/ Ja sesi punoja si transportues për një polic (EMRI+VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT