• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI: Lodhja nga Covid-19, ja si t’a dallojmë dhe të përballemi me të
Home
Jetë

STUDIMI: Lodhja nga Covid-19, ja si t’a dallojmë dhe të përballemi me të

30 December, 2020 s.autor Jetë

Çfarë është ‘lodhja nga Covid’ ? Çdo ditë, kur zgjohemi, ndodh të përballemi me një rrjedhë të vazhdueshme vendimesh. Disa zgjedhje janë të vogla dhe nuk kërkojnë shumë mendim, ndërsa disa të tjera duan më shumë kohë. Të gjitha këto vendime të vështira përbëjnë atë që njihet si “lodhja e vendimit” dhe është më e pranishme për shkak të Covid-19. Kjo lodhje nuk është një diagnozë mjekësore. “Është sfida e ballafaqimit me një mbingarkesë informacioni dhe përpunimi që secili prej nesh mund të përballet në pika të ndryshme në jetën tonë”, thotë Lynn Bufka, drejtoreshë në Shoqatën Amerikane të Psikologjisë. Lodhja e vendimit është një term i përdorur për të përshkruar prirjen ku njerëzit humbin aftësinë për të marrë vendime të mira pas shumë zgjedhjesh të vështira; është një mbingarkesë mendore dhe emocionale.

Studimet në këtë fushë i janë referuar rastit të gjyqtarëve, të cilët duke qenë se merren me vendime të vështira, përjetojnë lodhjen për të marrë një vendim. Me fjalë të tjera, sa më shumë të forcohemi për të marrë vendime, aq më shumë të vështirë do ta kemi për të vendosur për vendimet e ardhshme.
Disa nga simptomat e zakonshme janë: nervozizmi, ndryshime emocionale, lodhje, mungesa e përqendrimit.

Si ka ndikuar pandemia? Në disa mënyra, pandemia ka shkurtuar zgjedhjet tona. Pandemia ka rritur vendimet, ose i ka bërë më të vështira zgjedhjet e lehta. Mungesa e rutinës së mëparshme ka shtuar vendime të reja. Para pandemisë, të gjithë i merrnim vendimet si automatike, por më vonë gjithçka ndryshoi. Tani, njerëzit “torturojnë” veten nëse duhet të dalin, nëse duhet të drekojnë në restorant, nëse duhet të takojnë familjarët. Pesha e këtyre vendimeve ndikon te dukuria që njihet si “lodhja e vendimit”.

Si mund ta shmangni lodhjen nga Covid? Në fakt, është e vështirë ta shmangni, por ka disa taktika që e lehtësojnë: 1.Krijoni një rutinë të re 2.Ulni pritshmëritë 3.Shtyjeni gjërat nëse mundeni 4. Përpiquni të mos merreni me situata që ju stresojnë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FUNDI I COVID-19 MUND TË JETË NË..."/ Matt Hancock jep lajmin e madh pas aprovimit të vaksinës Oxford-AstraZeneca
Previous article SHOKUESE/ Një uturimë vjen nga nëntoka në Kroaci, tmerri gjatë intervistës live të kryebashkiakut (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

MOS I LINI MË NË PRIZË/ Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni Jetë

MOS I LINI MË NË PRIZË/ Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte... Jetë

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte...

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro Jetë

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT