• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
STUDIMI/ Ja pse orizi është i dëmshëm për shëndetin tonë
Home
Lifestyle

STUDIMI/ Ja pse orizi është i dëmshëm për shëndetin tonë

14 August, 2020 Delo.autor Lifestyle

Orizi është një nga ushqimet më të njohura dhe të përdorura në botë, por pak e dinë se në oriz ka sasi të konsiderueshme arseniku.

A e bën orizin të keq për shëndetin ky fakt?

Arseniku është një lëndë natyrale që gjendet në ajër, ujë dhe tokë, kështu që fakti që është në oriz nuk është plotësisht alarmant.

Gjithashtu ai mund të jetë rezultat i veprimtarisë njerëzore, siç është miniera ose përdorimi i pesticideve të caktuara.
Pse orizi ka arsenik në të?

Arseniku ndodh natyrshëm në tokë dhe në sasi shumë të ulëta nuk është vdekjeprurëse për njerëzit. Por egziston një lloj arseniku inorganik i cili  klasifikohet si kancerogjen i kategorisë së parë nga BE, që do të thotë se dihet se shkakton kancer tek njerëzit.

Për shkak se arseniku ekziston në tokë, sasi të vogla mund të futen në ushqim, megjithëse në përgjithësi këto nivele janë aq të ulta sa nuk janë shkak për shqetësim përveç orizit, i cili dhe nga mënyra si rritet, bën që të përmbajë rreth 10-20 herë më shumë arsenik sesa ushqimet e tjera.
Një studim i fundit i Universitetit të Sheffield zbuloi se një pjesë e konsiderueshme e orizit të gjetur në supermarkete përmban arsenik mbi rregulloret e BE-së.

Hulumtimi i botuar në revistën “Ecotoxicology and Safety” zbuloi se 28 nga 55 mostra përmbanin më shumë se 0.10mg arsenik për kilogram.

Produktet me bazë orizi përdoren zakonisht për fëmijët në momentin që prindërit i fillojnë ushqyerjen për shkak të përfitimeve të tjera ushqyese dhe potencialit të ulët alergjik dhe sipas Autoritetit Europian të Sigurisë së Ushqimit, fëmijët janë dy deri tre herë më të ndjeshëm ndaj arsenikut sesa të rriturit, për shkak të peshës së trupit.

Ndërsa kërcënimi i arsenikut në oriz nuk është tepër i madh për shëndetin tuaj të përditshëm nëse hani  oriz në sasi të vogla. Nëse jeni një dashamirës i madh i orizit, mund ta zëvendësoni me bulgur, elb apo quinoa të cilët kanë një nivel më të ulët arseniku sesa orizi.(Express, gazeta “Si”)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RADHË TË GJATA EDHE NË KAPSHTICË/ Qytetarët presin të kalojnë në Greqi (VIDEO)
Previous article "QETËSON" OPOZITËN/ Lefter Maliqi: Vapa ikën me gushtin, pranvera vjen me largimin e Ramës. Durim

Delo.autor

Postime të ngjashme

MOMENT HISTORIK/ Evi Reçi dhe Bora Faira i japin Shqipërisë çmimin e parë në Cannes Gossip

MOMENT HISTORIK/ Evi Reçi dhe Bora Faira i japin Shqipërisë çmimin e parë në Cannes

"KISHA FRIKË MOS MË KISHTE HARRUAR"/ Fero përlot me rrëfimin për të bijën pas dy vitesh larg saj: E putha në ballë, nuk fliste më shqip… Gossip

"KISHA FRIKË MOS MË KISHTE HARRUAR"/ Fero përlot me rrëfimin për të bijën pas dy vitesh larg saj: E putha në ballë, nuk fliste më shqip…

"PRONË PRIVATE E MATEO BORRIT"/ Bluza e Brikenës ‘ndez’ rrjetin Gossip

"PRONË PRIVATE E MATEO BORRIT"/ Bluza e Brikenës ‘ndez’ rrjetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT