• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI: Ilaçi i kompanisë GSK, i efektshëm kundër variantit Omicron
Home
Jetë

STUDIMI: Ilaçi i kompanisë GSK, i efektshëm kundër variantit Omicron

8 December, 2021 s.autor Jetë

Prodhuesi britanik i barnave, GSK tha të martën se terapia e saj e bazuar në antitrupat e COVID-19, e krijuar në partneritet me firmën amerikane “Vir Biotechnology” është efektive kundër të gjitha mutacioneve të variantit të ri të koronavirusit, Omicron, duke cituar të dhëna të reja nga studimet në fazat e hershme.

Të dhënat, që pritet të publikohen në një revistë mjekësore, tregojnë se trajtimi me ilaçin sotrovimab është efektiv kundër të 37 mutacioneve të identifikuara deri më tani në proteinën e koronavirusit, thuhet në një deklaratë të kompanisë GSK.

Javën e kaluar, një tjetër studim tregoi se ilaçi ishte i efektshëm kundër mutacioneve kryesore të variantit Omicron. Ilaçi sotrovimab është krijuar me aftësinë për t’u ngjitur në sipërfaqen e proteinës së koronavirusit, por studiuesit mësuan se Omicroni është një variant me një numërjashtëzakonisht të lartë mutacionesh në atë proteinë.

“Këto të dhëna paraklinike (që nuk janë të bazuara tërësisht në prova klinike) demonstrojnë potencialin që terapia monoklonal me antitrupa është efektive kundër variantit të fundit, Omicronit, dhe të gjitha varianteve të tjera të klasifikuara si shqetësuese deri më tani nga OBSH-ja”, tha shefi i kompanisë GSK për shkencën, Hal Barron.

Kompanitë GSK dhe Vir Biotechnology kanë krijuar të ashtuquajturat pseudoviruse që shfaqin mutacione të mëdha të koronavirusit në të gjitha variantet e dyshimta që janë shfaqur deri më tani, dhe kanë kryer teste laboratorike lidhur me reagimin e tyre ndaj trajtimit me ilaçin sotrovimab./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM VOTUAR NGA 85% E ANËTARËSISË"/ Edvinin Kulluri ironizon Bashën: Është gënjeshtër, ke manipuluar zgjedhjet...
Previous article BASHA DHE BERISHA TË NDARË EDHE PËR 8 DHJETOR/ Zhvillojnë ceremoni të ndryshme

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT