• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI I RI/ Pse rekomandohet mbajtja e dy maskave për t’u mbrojtur nga koronavirusi
Home
Jetë

STUDIMI I RI/ Pse rekomandohet mbajtja e dy maskave për t’u mbrojtur nga koronavirusi

11 February, 2021 s.autor Jetë

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tani po thonë se përdorimi i dy maskave ofron më shumë mbrojtje kundër COVID-19 se sa përdorimi i një maske.

Përmes një eksperimenti, duke përdorur koka artificiale të vendosura afro dy metra nga njëra-tjetra, CDC tha se një maskë kirurgjikale apo maskë pëlhure, bllokon 40% të grimcave të madhësisë së koronavirusit. Por një maskë pëlhure e vënë mbi një maskë kirurgjikale bllokoi 80% të grimcave.

Por studimi përdori vetëm një lloj maske kirurgjikale dhe një lloj pëlhure, çfarë e bën të paqartë nëse do të arriheshin të njëjtat rezultate me maska të ndërtuara me materiale të ndryshme.

Të dhënat mbi maskat kanë ndryshuar gjatë periudhës së pandemisë. Në fillim të pandemisë, zyrtarët e shëndetësisë u thanë amerikanëve që të mos përdorin maskat, sikurse ishte edhe postimi një vit më parë në Twitter nga zyrtari më i lartë i shëndetësisë amerikane Jerome Adams, i cili thoshte “Seriozisht njerëz – NDALONI BLERJEN E MASKAVE!”

Marsin e kaluar Dr. Anthony Fauci tha se nuk kishte “asnjë arsye” për të mbajtur maska, ndonëse ai ndryshoi qëndrim pak kohë më vonë.

Më pas, zyrtarët e shëndetësisë rekomanduan përdorimin e maskave kur nuk mund të ruhej distanca fizike. Më pas kjo ndryshoi, ndërsa u rekomandua përdorimi i maskave në mjediset publike.

Një anketë e kohëve të fundit nga Universiteti i Kalifornisë gjeti se rreth gjysma e amerikanëve përdorin maska rregullisht kur janë në praninë e njerëzve që nuk janë pjestarë të familjeve të tyre./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E RASTEVE/ Epidemiologu Ulqinaku: Virusi britanik ka mbërritur. Unë besoj te vaksina kineze dhe ruse
Previous article KLUBIT I RREZIKOHET MBYLLJA E MERKATOS/ Mbrojtësi i Kukësit fiton 180 mijë euro

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT