• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI I RI I SHKENCËTARËVE/ Si vepron COVID-19 në trup dhe pse disa njerëz nuk kanë simptoma
Home
Jetë

STUDIMI I RI I SHKENCËTARËVE/ Si vepron COVID-19 në trup dhe pse disa njerëz nuk kanë simptoma

13 October, 2020 s.autor Jetë

Sipas një studimi të fundit Covid-19 mund të jetë në gjendje të “maskojë” sëmundjen në fazat e saj të hershme, ndërsa përhapet në të gjithë trupin.

Në hulumtimet e kryera në minj, shkencëtarët zbuluan se proteina “spike” që virusi përdor për të hyrë në qeliza bashkohet me një receptor dhe kthen krejtësisht rrugën e sinjalizimit të dhimbjes në fijet nervore. Për më tepër, lehtësimi i dhimbjes mund të ndodhë brenda 30 minutash nga infektimi dhe zgjat për disa orë ose ditë.

Ekipi, nga universiteti i Shkencave të Shëndetit në Arizona, thotë se gjetjet mund të shpjegojnë pse gati gjysma e të gjithë pacientëve me COVID-19 nuk kanë simptoma.

Autori i studimit Rajesh Khanna, profesor në departamentin e farmakologjisë në Universitetin e Kolegjit të Mjekësisë të Arizonës thotë se studimi mund të shpjegojë gjithashtu se pse sëmundja përhapet kaq shpejt.

“Për mua kishte shumë kuptim që ndoshta arsyeja e përhapjes së pandërprerë të COVID-19, është se në fazat e hershme, ju jeni shumë mirë sikur asgjë nuk ju ka ndodhur. Ju mund të keni virusin por nuk keni simptoma sepse dhimbja juaj është zhdukur. Nëse provojmë se ky lehtësim i dhimbjes është ajo c;ka shkakton përhapjen e mëtejshme të Covid-19 dhe ka një vlerë të jashtëzakonshme,” deklaroi ai.

Kur njerëzit përjetojnë diçka që shkakton dhimbje, një proteinë e quajtur faktori i rritjes endoteliale vaskulare-A (VEGF-A), lidhet me receptorin e njohur si neuropilin-1. Kjo krijon një sërë reagimesh që bën që krijon ndjenjën e dhimbjes. Studiuesit zbuluan se virusi, SARS-CoV-2, ka një receptor të dytë që gjithashtu lidhet me neuropilin-1 dhe kështu nuk kryhet procesii sinjalizimit të dhimbjes.

“Kjo na tërhoqi vëmendjen sepse për 15 vitet e fundit laboratori im ka studiuar një kompleks të proteinave dhe rrugëve që kanë të bëjnë me përpunimin e dhimbjes që janë në rrjedhën e neuropilinës,” tha Khanna.

Për studimin e botuar në revistën PAIN, ekipi vendosi të provojë nëse virusi mund të sigurojë lehtësimin e dhimbjes tek më shumë se 100 minj. Minjve të cilëve iu dhanë proteina spike u çliruan nga dhimbja në vetëm 30 minuta dhe i gjithë procesi zgjati për të paktën nëntë orë.

Për kërkime në të ardhmen, ekipi planifikon të shikojë nëse neuropilin-1 mund të jetë një shënjestër për ilaçet kundër dhimbjes që mund të kufizojnë nevojën për marrjen e opioideve.

“Ne jemi duke ecur përpara me krijimin e molekulave të vogla kundër neuropilinës, veçanërisht përbërjeve natyrore, të cilat mund të jenë të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjes. Ne kemi një pandemi Covid-19 dhe një pandemi opioidesh, kështu që gjetjet tona mund të ndihmojnë për të dyja njëkohësisht,” tha Khanna.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PARA 10 VITEVE..."/ Elita Rudi poston FOTO nga adoleshenca dhe ja si duket ajo. Mendoni se ka ndryshuar?
Previous article ATENTATI NË ELBASAN/ Si u zbulua vrasësi i Bujar Çelës nga gjurma e gishtit në para, Tonin Vocaj jep detaje

s.autor

Postime të ngjashme

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT