• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI I RI/ COVID-19 ishte i pranishëm në Itali që në shtator të 2019, shkencëtarët e zbuluan…
Home
Jetë

STUDIMI I RI/ COVID-19 ishte i pranishëm në Itali që në shtator të 2019, shkencëtarët e zbuluan…

16 November, 2020 s.autor Jetë

Virusi Covid-19 ka qenë aktiv në Itali disa muaj para se të zbulohej zyrtarisht për herë të parë. Në këtë përfundim ka ardhur një studim i ri i cili ka ngritur pyetje të tjera në lidhje me origjinën e vërtetë, masën dhe kohëzgjatjen aktuale të pandemisë.

Studimi i ri novator, i kryer nga shkencëtarë në Institutin e Kancerit në Milano dhe Universitetin e Sienës, u botua këtë javë në “Tumori Journal”.

Hulumtimi bazohet në analizën e mostrave të gjakut të 959 personave, të mbledhura gjatë testeve të depistimit të kancerit të mushkërive, të kryera midis shtatorit 2019 dhe marsit të 2020.

Më shumë se 11 përqind e të testuarve , pra 111 persona, rezultuan të kishin antitrupa specifikë të koronavirusit. Të gjithë njerëzit e testuar ishin asimptomatikë dhe nuk tregonin ndonjë shenjë të sëmundjes.

Rreth 23 testime të cilat rezultuan pozitive datojnë në Shtator 2019, duke dalë në përfundimin se virusi qarkullonte në vend qysh gjatë verës së kaluar, rreth gjashtë muaj para se të ‘fillonte’ pandemia dhe ‘të arrinte’ në Itali.

Hulumtimi i ri tashmë ka ngritur hipoteza e dyshime të reja për koronavirusin, nëse doli vërtetë nga qyteti kinez i Wuhan në dhjetor të 2019, e që më pas u kthye në pandemi në janar 2020.

Të dhënat nga studiuesit italianë janë veçanërisht të vlefshme, pasi bazohen në mostrat aktuale të gjakut, duke i krahasuar ato me gjetjet e mëparshme.

Të dhëna të tjera janë publikuar duke ardhur në përfundimin se Covid-19, ka qenë i pranishëm në Itali në mes të dhjetorit. Sipas studimit, këtë e kanë treguar testet e ujërave të zeza.

Përfundimet e studimit duket të jenë në përputhje me raportet e publikuara të cilat kanë regjistruar të sëmurët me simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe “gripit atipik” të shfrenuar, kryesisht të moshuarit në Itali në fund të vitit 2019.

Një studim tjetër, botuar nga shkencëtarët italianë në qershor, tregoi se gjurmët e koronavirusit u gjetën në ujërat e zeza të analizuara qysh në dhjetorin e kaluar.

Gjetje të ngjashme janë bërë edhe nga shkencëtarë në vende të tjera.

Për shembull, studiuesit spanjollë kanë pretenduar se ata kanë gjetur gjurmë të koronavirusit në mostrat e ujërave të zeza, qysh në mars të 2019.

Analiza e regjistrave të spitalit nga fundi i vitit 2019 në SH.B.A. kanë treguar gjithashtu sasinë e pazakontë të pacientëve me ‘grip’.

Shumica e tyre përjetuan “kollitje” të rëndë dhe simptoma të tjera të rënda të frymëmarrjes.

Globalisht, numri i rasteve të regjistruara me Covid-19 ka kaluar kufirin e 54 milion të të infektuarve, ndërsa më shumë se 1.3 milion njerëz kanë humbur jetën.

Me provat në rritje që shpërthimi e pandemisë mund të ketë filluar shumë përpara se koha ‘zyrtare’ që njihet tani, po ngrenë dyshimet që koha kur nisi Covid-19, të rishihet një ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO MË LINTE GRUAJA"/ Obama zbulon nëse do jetë pjesë e administratës së Biden
Previous article IZOLOHET KRYEMINISTRI BRITANIK/ Ja çfarë ka ndodhur me Boris Johnson

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT