• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI I HARVARDIT/ Temperaturat mbi 25 gradë celsius ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit me COVID-19
Home
Nderkombetare

STUDIMI I HARVARDIT/ Temperaturat mbi 25 gradë celsius ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit me COVID-19

18 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Çfarë zbuloi studimi i Harvardit?

Një studim i madh i kryer nga Harvard, MIT dhe institucione të tjera studiuan se si kushtet e motit, më saktë rritja e temperaturës dhe lagështia, ndikojnë në përhapjen e coronavirusit, raporton Washington Post.

Ata studiuan 3.739 raste në të gjithë botën dhe arritën në përfundimin se temperaturat mesatare mbi 25 gradë Celsius ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit, transmeton Telegrafi.

Çdo ngritje shtesë e temperaturës prej 0.6 gradë mbi atë nivel shoqërohet me një rënie prej 3.1 për qind të numrit riprodhues të virusit, të quajtur R0. Ky është numri mesatar i infeksioneve të reja të krijuara nga secili person i infektuar. Kur R0 bie nën 1, epidemia fillon të zhduket.

Por siç vërejnë shkencëtarët, si çdo hulumtim i ngjashëm deri më tani, edhe ky hulumtim ka konfirmuar se vera nuk do ta ndalë plotësisht pandeminë. Shkencëtarët vërejnë se coronavirusi ka të ngjarë të sillet si SARS dhe MERS, ose se do të dobësohet gjatë motit të ngrohtë, por gjithashtu se kjo do të thotë që pas verës, numri i infeksioneve do të rritet në vjeshtë.

David Heymann, një profesor në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, paralajmëron se studime të tilla duhet të merren me shumë kujdes.

“Këto janë teste laboratorike, jo situata reale. Ditë pas dite po dëshmojmë transmetimin e virusit COVID-19 në shumicën e pjesëve të botës, madje edhe në vendet tropikale”, tha Heymann.

Sa i përket hulumtimit mbi ndikimin e lagështirës në përhapjen e virusit, studimet kanë treguar që viruset si coronavirusi përhapen më shpejt në ajër të thatë, ndërsa lagështia më e lartë bën që pikat e virusit të bien në tokë më shpejt dhe të qëndrojnë në ajër më të shkurtër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Mbi 4.8 milionë të infektuar me COVID-19 në mbarë botën
Previous article KORONAVIRUSI/ 2 raste të reja SOT. Shkon në 948 numri i personave të prekur me COVID-19 në Shqipëri

Delo.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT