• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI I FUNDIT/ Personat që janë mbipeshë janë më të rrezikuar nga COVID
Home
Jetë

STUDIMI I FUNDIT/ Personat që janë mbipeshë janë më të rrezikuar nga COVID

4 March, 2021 F.autor Jetë

Sipas një studimi të ri, shumica e vdekjeve nga COVID-19 kanë qenë në vendet me një përqindje të lartë të obeziteti.

Sipas studimit, vdekshmëria nga koronavirusi ka qenë 10 herë më e lartë në vendet ku të paktën 50% e të rriturve janë mbipeshë.

Raporti, i cili flet për një lidhje “dramatike” midis niveleve të vdekjes nga COVID-19 dhe mbipeshës, zbulon se 90% ose 2.2 milionë nga 2.5 milionë të vdekjeve gjithsej nga pandemia deri më sot kanë qenë në vendet me nivele të larta mbipeshe.

Studimi analizon shifrat e vdekshmërisë të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara dhe të dhënat e Observatorit Global të Shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për mbipeshën.

Është e habitshme, thanë autorët, se nuk ekziston asnjë shembull i një vendi me një popullsi përgjithësisht jo mbipeshë, që të ketë nivele të larta vdekjesh nga COVID-19.

“Shihni vende si Japonia dhe Koreja e Jugut, ku ka nivele shumë të ulëta të vdekjeve nga COVID-19, si dhe nivele shumë të ulëta të mbipeshes tek të rriturit,” tha Tim Lobstein, këshilltar ekspert i Federatës Botërore për Obezitetin dhe profesor në Universitetin e Sidneit në Australi, i cili bashkë-drejtoi studimin.

“Këto vende i kanë dhënë përparësi shëndetit publik me një seri masash, duke përfshirë uljen e peshës tek popullata, dhe kjo ia ka vlejtur në një rast si pandemia,” tha ai.

Në kontrast me këtë, raporti nxjerr se në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, për shembull, që të dy vende me nivele të larta nga COVID-19, janë gjithashtu edhe nivelet ndër më të lartat përsa i përket mbipeshës.

Mbretëria e Bashkuar ka nivelin e tretë më të lartë të vdekjeve në botë nga koronavirusi dhe nivelin e katërt më të lartë të mbipeshës – 184 vdekje nga COVID-19 për 100,000 banorë dhe 63,7% e të rriturve mbipeshë, sipas të dhënave të OBSH.

Ajo ndiqet nga Shtetet e Bashkuara, me 152.49 vdekje për 100,000 banorë dhe 67,9% e të rriturve mbipeshë.
John Wilding, profesor i mjekësisë në Universitetin e Liverpulit dhe president i Federatës Botërore për Obezitetin, tha se mbipesha duhet të njihet si një rrezik kryesor për COVID-19 dhe të merret parasysh në planet e vaksinimit.

“Është me shumë rëndësi që ne të pranojmë se mbipesha … rrit rrezikun,” tha ai në një deklaratë në lidhje me përfundimet e raportit. “Prandaj, ashtu si sëmundjet e tjera si diabeti apo ato kardiovaskulare, njerëzit me mbipeshë duhet të shihen për përparësi në programet e vaksinimit kudo në botë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Parma-Inter. Rezultati 1-2
Previous article INTER I PAPËRMBAJTSHËM/ Vrapim 50 metra dhe asist perfekt nga Lukaku, Sanchez ndëshkon Parmën (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT