• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI I FUNDIT/ Ja si shfaqet COVID-19 tek fëmijët (SIMPTOMAT)
Home
Jetë

STUDIMI I FUNDIT/ Ja si shfaqet COVID-19 tek fëmijët (SIMPTOMAT)

29 November, 2020 F.autor Jetë

Covid-19 është i butë tek shumica e fëmijëve, thotë një studim i ri, por disa fëmijë kanë një rrezik më të lartë nga simptomat e rënda. Nga më shumë se 135.000 fëmijë të testuar për koronavirusin e ri në 7 spitale fëmijësh në Shtetet e Bashkuara deri në Shtator, vetëm 4 përqind e tyre u zbulua se ishin të infektuar. Ata që kishin më shumë gjasa të rezultonin pozitivë ishin fëmijët nga pakicat etnike, adoleshentët, dhe ata me disa sëmundje kronike. Faktorë të ngjashëm rreziku, u vunë re tek 6.7 për qind e fëmijëve të infektuar që zhvilluan një formë të rëndë të Covid-19, dhe u shtruan në spital me simptoma specifike të frymëmarrjes, kardiovaskulare apo Covid-19. Prej tyre, 27.6 për qind kërkonin kujdes intensiv dhe 9.2 për qind kërkonin ventilim mekanik. Tetënga fëmijët që rezultuan pozitivë vdiqën, një shkallë fataliteti prej 0.15 për qind. Rreziku i vdekjes ishte i lidhur ngushtë me pasjen e gjendjeve të shumta komplekse shëndetësore para-ekzistuese.

Fëmijët me sëmundje kronike afatgjata, kishin gati 6 herë më shumë gjasa të zhvillonin një formë të rëndë të sëmundjes, dhe rreziku ishte 1.5-3 herë më i lartë tek fëmijët zezakë, ata më të vegjël se 1 vjeç dhe më të mëdhenj se 12 vjeç. Studiuesit gjithashtu zbuluan se fëmijët zezakë, hispanikë dhe ata aziatikë kishin më pak të ngjarë të testoheshin, por kishin 2-4 herë më shumë gjasa të rezultonin pozitivë sesa fëmijët e bardhë. “Ndërsa rreziku i përgjithshëm është i ulët tek ky grup fëmijësh, ne shohim një pabarazi të konsiderueshme tek ata që dalin pozitivë me Cvid-19, dhe po zhvillojnë një formë të rëndë të sëmundjes, e cila ndjek prirjen që shohim edhe tek të rriturit”- thotë autori i studimit Hanie Razagi, ndihmësdrejtoreshë e Koordinimit të të Dhënave PEDSnet Qendra në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias.

PEDSnet është rrjeti kombëtar shëndetësor pediatrik që përfshin më shumë se 7 milion pacientë. “Studimet e ardhshme, duhet të vlerësojnë se deri në çfarë mase shkalla më e lartë e rezultateve pozitive të testit PCR, pasqyron strategji të ndryshme të testimit në të gjithë grupet e pacientëve, apo edhe faktorët përcaktues të rrezikut, si ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit dhe gjasat e familjes që duhet të vazhdojë punën pavarësisht situatës”- shtoi ai. “Ngjashëm, është e rëndësishme të kuptojmë ndryshimet në biologjinë e infeksionit që shkaktojnë nivele të ndryshme të simptomave midis pacientëve, pasi në këtë mënyrë mund t’i mbrojmë më mirë fëmijët që janë më të rrezikuar” – theksoi Razagi. Studimi u botua më 23 nëntor në revistën “JAMA Pediatrics”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYNDJE VITIZOTËSH NË KORÇË PËR FESTAT/ Vendasit frikësohen nga COVIDI dhe...
Previous article GAFË NË PRAPAVIJË/ Mbrojtja e Arsenalit për të qarë hallin, shikoni se si e pëson (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT